Deklarata e fortë e Tabakut: Miliarda euro nga taksat e bizneseve dhe qytetarëve mbajnë në jetë Klubin e Oligarkëve. Po të kesh njohje me qeveritarët fiton koncesione e PPP dhe kur je offshore

Nov 26, 2022 | 13:28
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se në Shqipëri, që të jesh i suksesshëm në biznes, rëndësi ka “të kesh njohje me qeverinë dhe qeveritarët”.

jorida tabaku

Në këtë mënyrë thekson Tabaku “fiton koncesione dhe PPP duke u shndërruar në kompani e suksesshme edhe kur je offshore”.

Sipas Tabakut, janë “11 mld euro nga taksat e bizneseve dhe qytetarëve shkojnë për të mbajtur në jetë Klubin e Oligarkëve”.

“Deri në 40% shkojnë fitimet e koncesionarëve, kompani pa asnjë ditë aktivitet ekonomik e tregtar që sot mbizotërojnë tregun edhe mjelin buxhetin e shtetit vetëm se patën njohjet e duhura në qeveri të propozojnë koncesione edhe të marrin nga taksat e shqiptarëve financime!”, shkruan ndër të tjera deputetja e PD në statusin në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE I JORIDA TABAKUT

❓ Si të jesh i suksesshëm në biznes në Shqipëri?
⛔️ Nuk ka rëndësi kapitali, as plani i suksesshëm biznesi. Jo!

✔️Rëndësi ka të kesh njohje me qeverinë dhe qeveritarët. Pasi kështu fiton koncesione dhe PPP duke u shndërruar në kompani e suksesshme edhe kur je offshore.
? Ky është tregu i korruptuar dhe manipuluar ku 11 mld nga taksat e bizneseve dhe qytetarëve shkojnë për të mbajtur në jetë Klubin e Oligarkëve.
☹️ Deri në 40% shkojnë fitimet e koncesionarëve, kompani pa asnjë ditë aktivitet ekonomik e tregtar që sot mbizotërojnë tregun edhe mjelin buxhetin e shtetit vetëm se patën njohjet e duhura në qeveri të propozojnë koncesione edhe të marrin nga taksat e shqiptarëve financime!
➡️ Ky është tregu i kapur nga oligarkia, tregu ku hajër nuk bën biznesi por klubi oligarkisë PPP.

tabela monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura