Deklarata e fortë e politikanit serb: Rusia po planifikon vrasjen e Vuçiçit! Putini synon një konflikt të ri në Ballkan

Jun 26, 2022 | 21:37
SHPËRNDAJE

canak-1000x560Politikani i njohur serb, Nenad Čanak ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se “Rusia synon të vrasë Presidentin e Serbisë Aleksnadër Vuçiç”.

Në një intervistë dhënë së fundmi në televizionin FACE të Sarajevës, presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, deklaroi gjithashtu ser “Rusia ka për qëllin të nisë një konflikt të ri në Ballkan”.

Kjo sipas tij  pasi ai “nuk është aleat i besueshëm i Kremlinit”, shkruan “Danas”.

Čanak po ashtu ka hedhur akuza të rënda në drejtim  të anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Sipas tij, “Putini e ka autorizuar Dodikun që t’i bëjë presion Vuçiçit për të mos i vendosur sanksione Rusisë”, për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Shpirt i shitur” e “njeri imoral”, e ka cilësuar ai Dodikun. Perëndimi ka kërkuar nga Beogradi që t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Serbia e Vuçiçit nuk e ka bërë këtë, megjithatë i ka dalë në mbrojtje Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetin territorial.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura