Deklarata e fortë e Lubonjës: Dorëheqje e turpshme, Visho Ajazi të flasë pse iku! Bendo po aq përgjegjës sa ai

Oct 30, 2017 | 21:36
SHPËRNDAJE

“Të na thotë pse iku dhe të na thotë pse s’ka vënë shërbimet e duhura, në kuptimin e informacioneve, për kryeministrin apo presidentin, lidhur me gjithë këtë zallamahi që ka filluar që me Zaganin dhe pastaj të ikë që të kuptojmë të paktën. Para se të iki na jep ca sqarime”. Kështu u shpreh sot analisti Fatos Lubonja në studion e lajmeve të “News24”, kur tha se dorëheqja e Visho Ajazit ngre dyshime për funksionimin e këtij institucioni dhe më shumë ngjan si një tendencë e Ramës për të kontrolluar të gjitha institucionet.

nanoooo

“Më së shumti jemi në një variant të kapjes së të gjitha institucioneve nga Rama që është tendenca e dukshme e tij për të kontrolluar të gjitha institucionet për të zezën tonë dhe për të zezën e atij. Nëse ka ikur Visho Ajazi për paaftësi duhet të ikë edhe ky se ky zëvendësi i tij është. Këtu interesi është të mos hetohet korrupsioni i të mëdhenjve. Helidon Bendo është po aq përgjegjës sa Visho Ajazi. Nëse Visho Ajazi ikën në mënyrë kaq të turpshme, aty vihet në dyshim i gjithë institucioni”.

Po të isha në opozitë do kërkoja komision parlamentar do e thërrisja Ajazin në parlament do i thosha si ka mundësi? Shërbimet sekrete kanë më shumë për të kapur të dhëna se sa prokurorët italianë në lidhje qoftë me përfshirjen e Tahirit…Cfarë bëjnë shërbimet sekrete, nëse s’ka gjetur gjë, nuk po them prova, por nga burime të caktuara duhet patjetër të hetonin a të gjenin dicka qoftë edhe për të provuar të kundërtën. Ajazi është në presion se nuk ka bërë punën si duhet për të gjitha arsyet e mundshme. Opozita thotë se është hequr nga presionet e qeverisë se mund të thoshte informacione për vëllain e kryeministrit, Rama thotë nuk i ka shkuar asnjë informacion…kështu është edhe puna e Visho Ajazit, nuk ka një dëshirë për të hetuar figurat e mëdha se janë shumë më të fuqishëm se sa këta, janë ata që i emërojnë e çemërojnë’.

A është detyruar Visho Ajazi të japë dorëheqjen nga presioni i madh i politikës?

Lubonja: Gjithë ngjarja është mbi shpatullat e Visho Ajazit e ka thënë unë më mirë po tërhiqem, ose presionet mund të jenë nga qeveria por në këtë vend janë edhe nga bandat…Këtu akuzohet dikush për një mijë të pabëra, mjafton të tërhiqet nga pushteti edhe…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura