Deklarata e fortë e LSI-së: Ja skandali që e rrëzon Ramën për 24 orë

Nov 23, 2017 | 16:08
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka leshuar akuza te forta ne adrese te kryeministrit Edi Rama dhe pasi e ka paralejmeruar qe t’u kurseje shqiptareve nje -97-te te dyte, shkruan sot per skandalin e 2 miliarde eurove. Skandal, per te cilin Rama, sipas tij “nuk flet nga frika e madhe per pushtetin e tij sepse e di mire qe ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrezon per 24 ore”.

vasili

Postimi i Vasilit 

Kryeminister boll u trembe, fol per 2 miliardë eurot, kursejua shqiptareve nje 97′ te dyte!

Skandali i 2 miliard eurove eshte me i rendi, qe mund te imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohesh ne tavoline.
Kryeministri nuk flet nga frika e madhe per pushtetin e tij sepse e di mire qe ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrezon per 24 ore.
Ai eshte pergjegjes direkt per disa nga keto gjyqe pasi i ka frymezuar e mbeshtetur personalisht veprimet antiligjore dhe per demin kolosal financiar qe ka ardhur prej ketyre veprimeve.
Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit,e cila e ngriti me shume te drejte dhe pergjegjshmeri kete afere gjigande.
Humbja e 2 miliard eurove eshte nje tragjedi me dimensione politiko shoqerore te ngjashme me tragjedine e vitit 97′.
Kryeministri lodhet kot duke u fshehur.
Te gjithe e dine qe kur te ndodhe kjo tragjedi,kryeministri do te ike duke i lene pas zjarrin Shqiperise,njelloj si ata qe ne 97′ pasi i vune zjarrin iken nga vendi.
Shqiperia dhe shqiptaret lenguan per vite te tera pasojat e 97″.
Ndaj kryeministri nuk ka asnje te drejte qe te heshte më, sepse Shqiperia nuk eshte prone e tij.
Kryeminister kurseja Shqiperise nje 97′ te dyte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura