Deklarata e fortë e Kodhelit: Njësoj si Nishani kërkoj …Flet dhe për radarët

Nov 3, 2017 | 9:25
SHPËRNDAJE

“Droga që po vret Rilindjen”, është kjo tema e diskutimit në “Të pa Ekpspozuarit”. Në një diskutim me analistët ish-presidenti Nishani ka mbajtur qëndrimin e deklaratave të tij të bëra më herët për de klasifikimin e deklaratave në Komisionin e Sigurisë të mbledhur në nëntor të vitit 2016.

mimiiiiiii

“ Deklasifikimi i Komisionit të Sigurisë do të tregonte se si është vepruar dhe si është trajtuar denoncimi i Zaganit dhe të tjera denoncime” tha Nishnai.

E ndërsa në një lidhje direket në studio ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, anëtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në atë kohë tha se:

Presidenti Nishani flet për de klasifikimin e diskutimit të një mbledhjeje  më 3 nëntor 2016, po ju si mendoni është në interes të publikut. Kodheli tha se ndan të njëjtin mendim me ish-presidentin dhe gjithashtu bën me dije se ka një ligj që e rregullojnë këtë marrëdhënie.

“Nëse është në të mirë të interesit publik, dhe duhet të ketë një dekalsifikim të disave prej tyre jam e mendimit të de klasifikohen nëse këto nuk cënojnë ligjet në fuqi, nuk cënojnë sigurinë e vendit dhe në qoftë se nuk janë pjesë e një procesi  hetimor, ku deklasifikimi do të cënonte mbarëvajtjen e procesit hetimor”, tha Kodheli.

RADARET

Ish-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli flet për herë të parë për skandalin e radarëve. E ftuar në një studio paralele në emisionin “Të Paekspozuarit” në ‘News24’ Kodheli foli lidhur mbi akuzat e bëra ndaj institucionit të saj, ku opozita pretendon se radarët janë fikur për t’u dhënë mundësi trafikantëve të drogës.

“QNS është një institucion i ngritur shumë kohë më parë, është një strukturë nëse nuk gaboj, të ngritura me para të dhuruara nga BE. Është një qendër ndërinstitucionale dhe drejtohet nga civilë, jo nga ushtarak. Struktura është ndërinstitucionale, është nën varësi të Ministrisë së mbrojtjes. Por drejtori i qendrës propozohet nga Ministria e Mbrojtës dhe miratohet nga kryeministri. Në atë sallë ku janë ekranet ku vëzhgohen radarët, ka 10 punonjës në turn, ka vetëm një punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes. Ka përfaqësues të Anti-terroitt, të doganave, të ministrisë së Bujqësisë për shkak të peshkarezhave. Ka dhe një përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit.”, tha Kodheli.

Pyetjes së gazetari Ylli Rakipi se çfarë roli kanë radarët dhe cila është detyra e tyre, Kodheli tha: “Në vitin 2016 me të drejtë qeveria e asaj kohe meqenëse Shqipëria po përgatitej për të hyrë në NATO dhe pas hyrjes në NATO kufijtë detar do ishin edhe kufij NATO, mendoj me të drejtë që të bliheshin disa radarë që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes, radarë që mbrojnë kufijtë detar. Mbrojnë nga armiqtë e mundshme. Nuk janë domosdoshmërish për trafiqet. Radarët kanë qenë të përcaktuar që të shohin aut-in. Kush vjen nga jashtë në territorin detar. Nuk kanë qenë këto radar për të parë këtë gjë.

Mimi Kodheli tha se teknikisht radarët nuk mund të fiken dhe sipas saj janë 98% në gatishmëri.

“Ftoj Prokurorinë të hetojë për këtë informacion. Mua më erdhi një mesazh tani nga një drejtues i lartë i FA dhe thotë se po të shohësh letrat e firmosura ka ndryshime. Nëse ka pasur një të dhënë të tillë që janë fikur radarët e ftoj prokurorinë të hetojë. Ajo që di tju them është se d i kam gjetur radërët ‘shut doën’ dhe i kam ringritur. Në informacionet e fundit që më vijnë, radarët janë 98% në gatishmëri dhe teknikisht nuk mund të fiken. Serverat që janë në sistemin e radarëve mbajë informacion për 3 vite dhe mund të hetohet dhe janë aty të gjitha të dhënat dhe shenjat”- tha Kodheli.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, tregoi një ngjarje të paprecedentë kur ajo kishte marrë detyrën në vitin 2013.

Sipas saj radarët detarë kanë qenë të fikur që nga viti 2012 deri në shtator 2013, duke regjistruar kështu një skandal të madh.

“Kur kam marrë detyrën ka qenë niveli i ulur i gatishmërisë në det, e kam hasur direkt sa mora detyrën, ku kam marrë edhe një letër nga ajo kohë që më njoftonte që puna e radarëve ishte në nivelin 20 perqind. Pra 80 përqind nuk punonin, dhe po ashtu inekzistente ishte edhe mundësia për të patrulluar mjetet lundruese pasi nuk kishte karburant. Nga 2012 deri në shtator 2013, deti ishte jashtë kontrollit, totalisht ishte në tokë.”, tha Mimi Kodheli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura