Deklarata e fortë e ish ministrit: Tahiri, shantazhisti më perfekt i politikës shqiptare në 30 vjet, mori garanci nga Rama. Nëse flet…

May 3, 2018 | 21:24
SHPËRNDAJE

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka bere nje deklarate te forte sot ne studion e Neës 24, ku ka komentuar vendimin e Saimir Tahirit per te hequr dore nga mandati i deputetit. Por kete levizje te papritur, Mustafaj e sheh si nje marreveshje qe eshte bere mes tij dhe kryeministrit Rama, pas kthimit te ketij te fundit nga Gjermania ku sic tha ish ministri i eshte bere e qarte se kjo ceshtje do te jete pengese qe Gjermania te votoje pro hapjes se negociatave me BE.

besnik mustafaj

Gjithashtu Mustafaj tha se Tahiri eshte politikani me shantazhist i politikes shqiptare ne 30 vjet, teksa tha se nese do te ndihet i kercenuar, do flase dhe do terheqe shume pas vetes. Sipas Mustafajt, Tahiri duhet te ishte arrestuar qe sot pasdite, nese Prokuroria ka qene serioze ne kerkesen e saj drejtuar Kuvendit.

“Prokuroria ka bërë disa seanca me komisionin e ligjeve ku kërkon arrestimin e Tahirit, besoj se do ishte dy orë pasi Tahiri ka heq dorë nga imuniteti i tij, në momentin që Parlamenti të bënte me urgjencë procedurat. Ta arrestojë nëse ka qenë serioze kur ka paraqit kërkesën ne Kuvend, nëse do e lëjë në shtëpi sic ka bërë deri tani, reagimin që presim tani duhet të kishte ndodh që sot pasdite. Kjo do tregojë se ngathtësia e prokurorisë është pjesë e sigurisë, hipotezë që mendoj unë, që është se një nga garancitë që ka dhënë Rama-Tahirit lidhet me qëndrimin e Prokurorisë.

Shantazhisti më perfekt të ka njoh politika shqiptare në këto 30 vitet e fundit është Saimir Tahiri, s’është një shantazhist i vogël.

Unë do doja të lëvizte Prokuroria, por unë po pres, kur dëgjova dorëheqjen mendova që të paktën ti bëjë kërkesë parlamentit të përshpejtojë procedurat teknike për lirimin nga imuniteti e për ta arrestuar. Unë nuk di cfarë faktesh ka ai, por leximi i gjuhës së tij e bën atë një njeri të rrezikshëm. Sot ishte shumë serbes, nuk ishte njeri i trembur.

Varet si do sillet Prokuroria ndaj Tahirit, nëse do e shohë veten realisht të kryqëzuar, do përdorë filozofinë e të mbyturit që do tërheqë pas vetes, nisur nga gjuha që po përdor, tregon se do tërheqë shumë”.

“Kjo gjë është në një marrëvesdhje mes të dyve dhe ky hap i Tahirit, pra i Ramës dhe Tahirit lidhet në mënyrë të pashsmengshme me vizitën e tij në Gjermani.

Kjo është një marrëveshje e bërë pas kthimit nga Gjermania. Nëse mund të flitet për një surprize gna ana e Ramës në Gjermani, është ngritja e cështjes Tahiri si një cështje kryesore që Gjermania të votojë për integrimin. Rama gënjeu në Bundestag

Pas disa ditësh vjen një mision i Bundestagut që ka për detyrë të bëjë një raport për Budestagun ku do ketë edhe rekomandimin për qëndrimin që do mbajë qeveria gjermane.
Kjo dorëheqje bëhet pikërisht para ardhjes së këtij misioni të Bundestagut, edhe gënjeshtrën do përpiqet ta mbulojë por edhe ti heqë një argument deputetëve gjermanë.

Rama ka besuar se mund ta manipulojë kancelaren Merkel, ka harruar se politika gjermane mbështetet mbi faktet dhe jo sharmin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura