Deklarata e fortë e Ganajt: 12 zyrtarë të lartë kanë fshehur 40 milionë euro

Apr 28, 2016 | 17:04
SHPËRNDAJE

Deklaratë shokuese ajo e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Shkelqim Ganaj u shpreh sot në Komisionin e Ligjeve se ka dërguar në Prokurori kallëzim penal për 84 zyrtarë të cilët nuk justifikojnë pasurinë që kanë deklaruar pranë këtij institucioni.

ildkp-640x340

Këto 84 kallëzime penale janë tha Ganaj për zyrtarë të lartë, kryesisht prokurorë dhe gjyqtarë.

Sipas kreut të ILDKPKI-së, nga këto 84 kallëzime, janë rreth 12 zyrtarë që kanë nga 30-40 milion euro shuma të pajustifikuara.

Ndërsa për 66 nga këto kallëzime prokuroria ka nisur hetimet, për 22 të tjera Ganaj tha se nuk ka dijeni fare se cfarë bëhet me këto çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura