Deklarata  e fortë e Fatmir Limaj: Më kanë ofruar post të rëndësishëm që të largohesha nga Kosova

Nov 24, 2017 | 22:50
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i Kosovës që është shpallur i pafajshëm nga gjykata për “Rastin MTPT” në kohën kur ishte ministër i Transportit dhe Post-telekomunikacionit, ka thënë në ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova se si atij i ishte ofruar posti i ambasadorit në SHBA, vetëm e vetëm të largohet nga Ministria dhe të ikë nga Kosova.

“Por ikjen dhe fshehjen e bëjnë njerëzit e ligë. Unë nuk iki nga vendi im dhe nga punët e mia. Ndërkombëtarët kanë pasur oferta për mua. Kam pasur ofertë të jem ambasador në SHBA për të hequr dorë nga Ministria”- tha Fatmir Limaj.

limaj

Limaj ka treguar se si ndërkombëtarët i thoshin se nuk duhet te bëhet autostrada, pasi Serbia po ndjehet e kërcënuar nga bashkimi kombëtar.

“Unë e kam thënë se autostrada do të fillojë dhe do të përfundojë”, ka thënë ai. “Pastaj, për aeroportin një herë donin ta privatizonin, por kam thënë jo se s’mund ta privatizojmë një ndërmarrje rentabile. Më pas kanë shkuar të bëjnë projekt publiko-privat. Donin ta lëshonin për 35 vjet koncesion, por unë refuzova. Thash jo: vetëm për 20 vjet do ta lëshojmë. Tani është i vetmi aeroport në rajon që është i lëshuar për vetëm 20 vjet. Edhe pak vjet dhe i kthehet Kosovës”- tha Limaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura