Deklarata e fortë e avokatit: Ju tregoj se kur do largohet Rama nga pushteti

Nov 29, 2017 | 12:25
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, thotë se kryeministri Rama e mendon veten si diktator pa qenë i tillë, ndërsa shton se e ka gënjeshtrën të nivelit fëminor.

ngjela

“Ne nuk jemi në diktaturë dhe Ramës i duket vetja si diktator. E gjithë patologjia e Hoxhës që e ka çuar në tirani që vrau bashkëpunëtorët e tij, që nuk ka rast në botë që bashkëpunëtorët e vet pasi i shpalli heronj të popullit i vrau si tradhtar. Edhe Berisha nuk bëhet dot tiran, nuk krijon dot frikë. Berisha tentoi të krijonte frikë por jo ndonjë gjë të madhe. Rama nuk tenton të shkaktojë frikë. Nuk ka seriozitet intelektiv. Ai i thotë medias kazan. Është një nonsens. E mendon veten që ka forcën e një diktatori pa pasur atë forcë. Ai nuk e kupton që i bie vlera e tij. E dyta, e ka gënjeshtrën të nivelit fëmijëror. Ngatërron demagogjinë me gënjeshtrën. Demagogjia nuk është gënjeshtër e një 12 vjeçari, demagogjia është një art i madh. Aristoteli tha se pushteti i fisnikërisë bie në oligarki dhe demokracia bie në gënjeshtër. Natyra e demokracisë nuk ndahet nga demagogjia. Demagogjia është nivel i lartë i politikës. Sa më shpejt të tërhiqet aq më mirë. Nuk mund ta drejtojë ai reformën në drejtësi edhe në rast se është kundërshtar i pa sens me opozitën edhe në rast se bashkëpunon me të”, ka qenë kjo deklarata e Sparatak Njgelës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura