Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Kamerat e Gardës prej një muaji nuk funksionojnë

Jul 3, 2018 | 10:55
SHPËRNDAJE

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, nga studio e Opinion sonte është shprehur se prej një muaji kamerat e sigurisë në Gardën e Republikës nuk funksionojnë. Hoxha tha se kjo po ndodh për arsyen se Garda po zhvendoset. Ai deklaroi për vrasjen e shoferit të ministrit Xhafaj, se ka hyrë në mjediset e Gardes pak orë pas mesnate, ndërsa nuk është vrarë me armën e tij, por me armën e shoqëruesit të ministrit Fatmir Xhafaj.

artan-hoxha

Hoxha: Arma me të cilën ka ndodhur ngjarja, të paktën nga të dhënat deri më tani, nuk është arma e shoferit, është e shoqëruesit.

Fevziu: Ku e ka gjetur armën shoqëruesi?

Hoxha: Atëherë ky është një detaj. Automatiku MP5 nuk është armë në ..armët personale që mbajnë shoferët e Gardës janë pistoletat bereta. Ai është gjetur i vrarë me automatikë MP5. në dijeninë time s’është në organikën e tij, por të shoqëruesit të ministrit, është një oficer tjetër, s’dua ta jap emrin, por ai është vrarë me armën e tij. Në ç’rrethana është gjetur ajo armë aty është një gjë që ekspertët do ta verifikojnë.

Dhe e treta që është detaj shumë i rëndësishëm për mua, është që cuditërisht Garda e Republikës prej më shumë se një muaj nuk i punojnë kamerat e sigurisë, nuk punojnë fare të jesh i bindur,nuk punojnë se Garda po zhvendoset nga aty te Pallati i Brigadave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura