Deklarata e fortë e Arjan Çanit: Po përgatitemi për luftë? Një trazirë e tmerrshme në Ballkan…

Feb 23, 2018 | 16:29
SHPËRNDAJE

Moderatori i njohur Arjan Çani nga studio e emisionit “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili, ka bere nje deklarate te forte, kur tha se dyshimet e tij, per ate qe po ndodh ne disa vende ne Ballkan keto kohe, pra per debatin e ndryshimit apo normalizimit te kufijve, tha se nje dore e fshehte po pergatit nje trazire te tmerrshme qe do ndodhe ne Ballkan dhe nuk eshte shume e larget.

“Dua të projektoj një të ardhme që ndoshta s’është edhe aq e largët. Ca po ndodh, është rastësi që fiks në këtë moment po flitet për ndryshim kufijsh jo vetëm këtu, por gjithandë, Kosova, Serib, Bosnja, Turqi.

Pyetja ime është a do ketë luftë në këtë vend?

Këto janë rastësi apo një dorë e padukshmne që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një corbë që një ditë të plase e të mos kemi sbpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Balkanin përeth. Atëherë ca po ndodh me Balkanin?

Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”

Dyshimet e Canit i perforcoi i ftuari tjeter, publicisti Arjan Curi, i cili tha se jane fuqite e medha qe kane interesat e tyre ne Balkan dhe ndikojne.

“Janë edhe shumë fuqi të mëdha që synojnë Balkanin, SHBA, Turqi, bota ruse, ka një dorë që sikur i ndez, që ka një skenar. Janë 3 qyteterime të mëdha që përplasen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura