Deklarata e çuditshme e trajnerit të Veronës, akuzon Shqipërinë për dëmtimin e Kumbullës

Nov 5, 2019 | 9:29
SHPËRNDAJE

Marash Kumbulla doli i dëmtuar në ndeshjen e fundit të Veronës ndaj Breshas. Qendërmbrojtësi kuqezi u desh që të linte fushën në minutën 16-të, për shkak të një shqetësimi muskulor.

kUMBULLA58

Nga ajo që është bërë me dije në mediat italiane, e sigurt është që 19- vjeçari do të humbë sfidën e radhës ndaj Interit në kampionat dhe jo vetëm. Ai nuk do të jetë i gatshëm për grumbullimin në Kombëtare për ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Andorrës dhe Francës. Në të parën, mund të kishte edhe minutazh të konsiderueshëm.

DËMTIMI – Në Itali bëhet fjalë për një dëmtim muskulor që në rast konfirmimi zyrtar, do të mungojë disa javë. Të paktën katër ose gjashtë. “Dëgjova kërcitje. Ndjeva tërheqje”, tha lojtari sapo doli nga fusha e lojës, në momentin e parë që u pyet nga trajneri për arsyen pse e kërkoi zëvendësimin. Lojtari kuqezi duhet të pushojë në momentin më të mirë të karrierës së tij.

MARASH KUMBULLA

AKUZAT – Si të mos mjaftojë mungesa për grumbullimin e radhës, Kombëtarja shqiptare merr edhe një akuzë nga trajneri i Veronës, Juriç. “Ka pasur probleme që nga Kombëtarja. Ne si shoqëri duhet të rrisim kujdesin ndaj këtyre gjërave. Sipas meje, është një dëmtim muskulor”, ka thënë trajneri Juriç. Një deklaratë e çuditshme, teksa grumbullimi i fundit i kuqezinjve është bërë në tetor, por mbrojtësi kuqezi ka zhvilluar disa ndeshje në nivel super të lartë në Serinë A, pa shfaqur as më të voglin problem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura