Deklarata e Braçes ndaj Pack, PD: Uturak i Edi Ramës, tartabiq politik

Sep 2, 2015 | 20:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas kritikave të Doris Pack ndaj kryeministrit Edi Rama dhe reagimit të Erion Braçes që ironizonte eurodeputeten, ka reaguar edhe Partia Demokratike duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të deputetit socialist.

Në një deklaratë për mediat PD e quan Braçen një “uturak të Edi Ramës” dhe “kanal i zakonshëm i ujërave të zeza”, ndërsa thotë se Pack denoncoi lidhjet e pushtetit me botën e krimit.  

brace=pakkk

“Erion Braçe pranoi sot të bëhet uturaku i Edi Ramës për të sulmuar zonjën e nderuar Doris Pack. Erion Braçe, ky kanal i zakonshëm i ujërave të zeza u trazua sot nga deklaratat fisnike të zonjës Pack që ishin në favor të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Zonja Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit”,-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

PD vijon duke e quajtur Braçen një “tartabiq politik” duke u bërë zëdhënës zyrtar i një prej bandave më famëkeqe, si ajo e Lushnjës. “Qendrimet kundër krimit në pushtet prishin rehatinë e braçeve e pusetave të tjera të mazhorances, por janë qendrime në krah të Shqipërisë e shqiptareve, në krah të endrrës tonë të përbashkët europiane”,-thuhet në deklaratën e PD-së.

Më herët, deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, i cili ka ironizuar eurodeputeten Doris Pack me një status në rrjetet sociale duke thënë se ajo ‘ka dëshirë të rrijë ngucur të rinjve’.

Statusi i plotë i Braçes:

Me kish malli per Doris Pack!! Sapo e pashe, ishte shendoshe e mire, pak me e moshuar por me deshiren e flakte, ate te zakonshmen e te njohur tashme ne keto ane, per te qene prane apo ngucur ngucur te rinjve!!

Kete here ka Bashen! Pertej kesaj me kish marre malli per te foluren e saj; Eshte keshtu, ndoshta mund te mos jete keshtu por patjeter qe eshte ashtu!!

Turp e faqja e zeze dhe, ankohem per simotren e saj Saliun pastaj.

Pasionare Doris; Meqe fole per pushtetare te akuzuar, ndoshta edhe te denuar por ndoshta edhe jo te denuar, por kriminele me Ramen, me lejo te te them:

Cuni te cilit i dole per zot sot, tamam ai Lulzimi i krehur e vajisur, eshte i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Republikes, i pagjykuar, per shkak se ishte me raport mjekesor deri diten qe rimori imunitetin por me siguri keqberes dhe me ceshtje te pambyllur!

E dine te gjithe kete pervec teje! Ti a e kupton cdo te thote kjo? Tani beje ate thirrjen proletare per te mbrojtur Lulzim Bashen!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura