“Dëgjuam ulërimat e një gruaje”- Pasi i hyri në shtëpi me forcë dhe u përleshën, ish i dashuri vret terapisten e seksit, u gjet në ballkon pa …

Feb 18, 2020 | 11:55
SHPËRNDAJE

Terapistja e seksit në Hollywood, Amie Harwick është vrarë gjatë fundjavës. I dyshuari kryesor për vrasjen e Harwick është ish i dashuri i saj.

 

38-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të shtunën me lëndime në trup si pasojë e një rënie.

Policia mori njoftime se një grua në lagjen Harwick në Hollywood Hills po ulërinte.

Shoku i dhomës së terapistes së seksit u takua me oficerët në rrugë kur ata mbërritën.

Ai i tha policisë se Harwick ishte sulmuar brenda banesës së saj. Sipas dëshmisë shoku i dhomës kishte hipur mbi mur dhe shkoi tek banesat aty pranë për të kërkuar ndihmë.

Kur shkuan në banesë e gjetën në ballkonin e katit të tretë të plagosur rëndë dhe pa ndenja. Ajo u dërgua në spital, ku vdiq më vonë.

Ish i dashuri i saj Gareth Pursehouse është arrestuar si i dyshuar për vrasjen.

Pas hetimeve policia zbuloi se në banesë është hyrë me forcë dhe kishte shenja përleshje.

Harwick gjithashtu kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga ish i dashuri.

Por urdhri i mbrojtjes kishte skaduar dhe ajo e pa Pursehouse dy javë para vdekjes së saj, sipas raportimeve të policisë.

Harwick ishte terapiste e njohur e seksit në Hollywood West, e specializuar në këshillat familjare dhe seksuale.

Ajo shfaqej rregullisht në televizione dhe kishte kanalin e saj të YouTube ku diskutonte për punën e saj,

Ish modelja e Playboy ishte gjithashtu një ‘avokate’ e prostitutave dhe mbështeti një organizatë jofitimprurëse që subvenciononte kujdesin shëndetësore mendor për aktoret në filmat për të rritur.

Harwick u fejua me Drew Carey, moderatorin e “The Price is Right” në vitin 2018 por u ndanë më pak se një vit më vonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura