“Dëgjova zëra. Ajo donte të më vriste mua”/ Dëshmitë e pazakonta të shqiptares që vrau 7 vjeçaren. Më herët kishte kafshuar të ëmën dhe…

Nov 26, 2020 | 18:02
SHPËRNDAJE

Një grua ka dalë në gjyq për vdekjen e shtatëvjeçares Emily Jones. Eltiona Skana, 31 vjeçe, akuzohet për vrasjen e fëmijës gjatë një incidenti në Queens Park, Bolton, më 22 mars.

3d27891b166b07eba24fd74b5473de30_L-600x360

Në Gjykatë janë paraqitur prova të mëtejshme të kamerave të sigurisë, ku Skana ecën në qendrën e qytetit Bolton ku vizitoi një dyqan, duke blerë një pako me tre ‘thika artizanale’.

Shqiptarja u shtrua në spital në vitin 2015 për përdorimin e një arme kundër fqinjëve, dhe përsëri në vitin 2017 kur kafshoi nënën e saj dhe e goditi atë në kokë me një hekur.

Pak kohë më vonë, ajo kërcënoi motrën Klestora, e cila u mbyll në banjë dhe thirri policinë.

Kur oficerët mbërritën, Skana ishte larguar dhe kishte shkuar në shtëpinë e një shoku, dhe ‘pa ndonjë arsye’ kërkoi të shihte vajzën e tij.

Ajo gjithashtu, ka kërcënuar me vrasje disa anëtarë të stafit të spitali ku ka qenë e shtruar si dhe familjet e tyre. Kur u pyet për këtë më vonë, ajo tha se ishte ‘psikotike’.

Ajo thotë se vuan nga skizofrenia paranojake dhe i kishte thënë psikiatrit se ndihej ‘mirë’ para se të vinte në Mbretërinë e Bashkuar në 2014.

E pandehura ‘dëgjonte zëra’

Në një diskutim të mëvonshëm me një anëtar të stafit në Rampton, Skana tha se kishte dëgjuar zëra përpara vdekjes së Emily. Deklarata është në kundërshtim me atë që ka thënë në intervistat e mëparshme.

Në një moment, tha: “Ishte para-vendosur. Prita në një park dhe zgjodha viktimën time, bëra atë që bëra, pastaj u përpoqa të ikja”.

Ajo i tha një anëtari të stafit; “A do të vdes shumë shpejt?’ dhe ‘të gjithë do të vdisni’. Gjykata dëgjon se më vonë, kur u pyet për incidentin, ajo tha: “Ajo që erdhi nga goja ime nuk isha unë, ishte babai – ajo që ju e quani Zot”.

31-vjeçarja bërtiti “ajo u përpoq të më vriste mua”.

Nga hetimi rezultoi se Emily e vogël ishte me prindërit kur u godit me thikë për vdekje. Shqiptarja e goditi atë në qafë, duke shkaktuar një dëmtim katastrofik.

Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Mbretëror Salford, por u shpall e vdekur tragjikisht në 3.56 pasdite pavarësisht përpjekjeve të mjekëve që luftuan për të shpëtuar.

Skana u arrestua nën dyshimin e vrasjes së Emily dhe u ndalua që prej asaj kohe.

Shqiptarja ka qenë në një strukturë të sigurisë së lartë të shëndetit mendor pas arrestimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura