“Dëgjova një zhurmë, ktheva kokën dhe pashë…”, vëllai i ish-Presidentit flet për shpërthimin në flakë të makinës së tij

Oct 31, 2020 | 11:46
SHPËRNDAJE

Vëllai i ish- presidentit Bujari Nishani, Iliri, e mohon që shpërthimi në flakë i makinës së tij të ketë lidhje me arsye të tjera përveç defektit në impiantin e gazit.

Në një intervistë të shkurtër nga vendi i ngjarjes, Ilir Nishani ka rrëfyer përjetim e tij.

“Dëgjova një zhurmë, pashë flakët nga pas makinës dhe më pas edhe përpara makinës. Thjesht defekt në impiantin e benzinës asgjë më tepër. Sot në mëngjes kur dola nga garazhi lashë mbrapa një erë të rëndë benzine në garazh.Zbrita menjëherë, ktheva kokën dhe pashë flakët. Dyshoj se është defekt në impiantin e gazit, asgjë tjetër”, tha Ilir Nishani për News24.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura