“Dëgjova një shpërthim dhe më pas…”/ Digjet automjeti i kreut të grupeksionit të PD në Vaun e Dejës

Apr 18, 2021 | 12:04
SHPËRNDAJE

Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike ne Shelqet të bashkisë Vau i Dejës.

WY89yJBY

Ariston Drini në pronësi të të cilit është mjeti tip fuoristradë Ford ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 te mëngjesin të sotëm.

“Rreth orës 1 e 30 kam dëgjuar një plasje dhe jam çuar nga gjumi, kam dal jashtë, kam parë makinën në flak përpara , komplet, pjesa përpara makinë në flak.
Polica ka ardhur ka bërë 4-5 foto këtu dhe ka ikur, të shohim përgjigjen çfarë do kthejnë.
Absolutisht skam pas konflikte me asnjë person , s’ia kam idenë kësaj lloj ngjarjeje”- thotë Ariston Drini.

Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marre dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar te kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave te hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura