“Dëgjova armë, bam-bam”/ Administratori i një shkolle private në Tiranë: Sulmi s’ka lidhje me mua! Po kaloja pranë, disa çuna po ziheshin

Jan 18, 2022 | 13:15
SHPËRNDAJE

Administratori i një shkolle private në Tiranë, L.Masha ka mohuar të ketë qenë shënjestra e të shtënave me armë zjarri ndaj makinës së tij.


Në një prononcim për News24, ai ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. 63-vjeçari tregon se po kalonte pranë vendngjarjes në zonën e Liqenit të Thatë, ku sipas tij po ziheshin disa të rinj.

Ai shprehet se ka dëgjuar të shtëna, dhe ka ndaluar makinën. Pasi ka zbritur, ai thotë se ka vënë re që dy plumba kishin goditur automjetin.

“Jam në komisariat më kanë thirrur policia. Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. Jo jo, sulmi nuk kishte lidhje. Ndalova në atë kohë kur policia ishte afër se dëgjoi zhurmën dhe shoh se ata të rinj po iknin vrap.”, tha menaxheri 63-vjeçar.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek nënkalimi i Liqenit të Thatë në Tiranë. Sipas policisë, ndaj makinës së tij është qëlluar me armë zjarri.

Nga ana e uniformave blu, nuk ka një sqarim zyrtar mbi atë që ka ndodhur, si dhe mbi pretendimet e 63-vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura