Dëgjesa me arkitektët për Teatrin, Derhemi: Mbrojtën vendin e punës

Jun 19, 2018 | 11:58
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka organizuar të hënën dëgjesën me arkitektët dhe  urbanistët për të diskutuar mbi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Arkitektët mbrojtën idenë e prishjes së Teatrit, por aktori Arben Derhemi, i ftuar në emisionin Ditë e Re në Ora News, tha se ata mbajtën këtë qëndrim për të mbrojtur vendin e punës.

arben_derhemi

Arben Derhemi: “Nuk kam pse ndjek një dëgjesë që sajohet nga disa njerëz që marrin njerëzit tyre në një dëgjesë. Dhe unë mund të marr si ato që dëgjuam dje 10 projektues dhe 10 inxhinierë të cilët të thonë të kundërtën e atyre dhe e thonë pa asnjë lloj interesi. 

Ndërkohë që ata dje ishin njerëz që mbronin vendin e tyre të punës dhe mbronin atë që i jep pagën në fund të muajit. Është jashtëzakonisht shumë subjektive dhe ata njerëz para një muaji kanë bërë një studim për Teatrin Kombëtar, i paguar nga Ministria e Kulturës. 

Janë marrë këta njerëz dhe është bërë studimi. Në pamje nuk  tregohen asnjë pamje normale e Teatrit Kombëtar. Tregohen të gjitha pamjet e tetarit që janë nga mbrapa, pamjet e zgëqeve të Teatrit Kombëtar, pamjet e vendeve ku teatri çedon dhe është fare normale. Sepse të rrish 40 vite pa vënë dorë në atë instituticionë, në atë arkitekturë.

Ky nuk është problemi i joni por i Ministrive, i qeverive që kanë ardhur e kanë ikur në këtë vend dhe askush nuk ka parë që të vërë qoftë edhe një gozhë në teatrin Kombëtar, një lyerje. Ne e kemi shumë evident. Përballë teatrit Kombëtar është Teatri Eksperimental me dashuri nga një person i vetëm, i cili nuk ka asnjë financim nga Ministria e Kulturës apo nga shteti, Spahi Vogli ka arritur të bëjë një Teatër Eksperimental, i cili është siot një tetar me të gjitha parametrat normale, nuk ka kushtet e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë që ka kushtuar 40 milionë euro por ka kushtet e një teatri ku njerëzit vijnë, ndjehen mirë, shikojnë shfaqje të mira dhe kjo është më e rëndësishmja, të shikosh shfaqje të mira.”

Ndërsa ritheksoi se shifra prej 30 milionë eurosh e vënë në dispozicion për ndërtimin  Teatrit është e ekzagjëruar.

Arben Derhemi: “Çdo gjë që ka lidhje me mirëmbajtjen e asaj godine nuk është pyetje që mund të ekzistojë sepse që ditën që lindi, lindi ideja e një ndërtuesi që u zgjua në mëngjes dhe si një bamirës i madh vendosi që të shembte teatrin. Dhe për më tepër të falte 30 milionë euro, që është shifër e ekzagjëruar dhe një shifër që me atë teatër që duan të bëjnë, ku gjysma është kafe dhe restorante, dhe me atë siperfaqe nuk ka mundësi të jetë një shifër e tillë.

Ne kemi folur me arkitektë, me ndërtues dhe një teatër mundtë ketë një shifër 3-4 herë më të madhe sesa një qendër biznesi për metër katrorë. Dhe rezulton që shkon deri në 10 mln euro.

Shtroj një pyetje të thjeshtë: Kush është ky njeri që i lind dëshira për të shembur Teatrin Kombëtar? Kush është ky njeri që do të ndërtojë një teatër të ri kombëtar? Kush i tha këtij njeriu dhe pse pikërisht tani? Pse shkelen këto procedura, që për gjithçka janë normale, janë procedura e PPP, prokurorim për një territor. Kush është kjo bashki kaq e pasur që i jep pronat tona publike si i do qejfi një firme tjetër pa tender.

Aktorët kanë hedhur idenë që të mbledhin vetë fondet për rikonstruktimin e teatrit.

Arben Derhemi: “Nuk them që jam i aftë apo i paaftë për ti mbledhur lekët, por jami bindur që shqiptarët të gjithë e duan teatrin Kombëtar dhe në momentin e parë që do të shtrohet një pyetje e tillë jam i bindur që çdo shqiptar do të janë 2-3 euro për Teatrin Kombëtar, do japë kontributin e tij dhe është gjëja më e thjeshtë që të rikonstruktohet ajo godinë e cila është një godinë historike, në kuptimin historik të fjalës, në kuptimin shpirtëror dhe në kuptimin e arkitekturës së këtij qyteti, që po ç’bëhet dita ditës duke bjerrë dhe ato pak vlera që ka ky qytet.

Por shikojmë godina historike me arkitekturë të jashtëzakonshme që po zhduken dita ditës. Nuk e di se ku do të shkojnë këto njerëz me këtë babëzi të madhe.

Problemi është shembja e Teatrit Kombëtar. Ne duam të bëjmë godina dhe jo të bëjmë teatër të ri, ne duam të bëjmë 40 katëshe dhe më vjen shumë keq se kryeministri dikur kishte një ide e kthimit në indetitet. Përse nuk e vazhdon këtë kthimin në identitet ktej nga Teatri Kombëtar, 2 metra larg është.

Kush do që ka sy të shikojë, veshë që të dëgjojë e mendje të hapur që të shikojë edhe e kupton që kjo është një vjedhje e pastër.

Ne nuk themi që kushtet janë të mira se po ta lësh 40 vite pa prekur normal që nuk do jetë.

Pro mbajtjes së Teatrit janë 80-85% e artistëve. Mund të ketë dhe artistë që unë nuk e di se çfarë vlerash dhe çfarë përfaqësojnë ato por di të them që është më mirë që evidentohen njerëz të tillë, që çdo kush pastaj që shikon i vë në balancë këto dy lloj njerëzisht. Njerëz të cilët nuk asnjë interes dhe njerëz që kanë interesa partiake, sepse ndjehen apo duken aktorë që zhduken nga teatri për 20 vite e merren me ndërtime me leje dhe pa leje, me restorante dhe vijnë një ditë në Teatrin Kombëtar sepse i pëlqen ajo rroga e teatrit, marrin edhe projekte nga Ministria e Kulturës dhe dalin e bëjnë detyrën që i ka caktuar ministri apo ministrja.”/oranews/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura