EMRAT/ Degjeneron sherri mes dy vëllezërve, një i plagosur me thikë në Tiranë

Aug 14, 2018 | 18:42
SHPËRNDAJE

Një konflikt mes dy vëllezërve në Tiranë ka degjeneruar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe i plagosuri Ilirjan Xixa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

thike

“Në rrugën ‘Meme Meto’ janë konfliktuar për motive të dobëta dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I.X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X. I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I.X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Dyshimet janë se sherri mes vëllezërve Ilirjan dhe Artan Xixa, 43 vjeç, ka lindur për një mosmarrëveshje pronash.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura