Degjeneron konflikti, i riu godet me thikë dy persona. Nisen urgjent në spital

Nov 23, 2019 | 12:07
SHPËRNDAJE

Degjeneron keq konflikti mes tre personave ne nje fshat te Fierit. Nje 24-vjecar, pas sherrit per motive qe cilesohen te dobeta nga policia ka goditur me thike dhe sende te forta dy persona te tjere duke i lene te plagosur.

arrestim

Policia e Fierit ben me dije se ka vene ne pranga autorin, shtetasin E.H., 24 vjeç, banues në fshatin Mbyet.

Nderkohe qe te plagosurit K.S., 34 vjeç, banues në Mbyet dhe G.H., 58 vjeç, banues ne Berat jane derguar me urgjence ne spitalin e Fierit.

NJOFTIMI 

 

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

E.H., 24 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.

Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Mbyet, gjatë një konflikti me njëri tjetrin për motive të dobëta,shtetasi E.H, ka goditur me thikë dhe sende të forta shtetasit K.S., 34 vjeç, banues në Mbyet dhe G.H., 58 vjeç, banues në Berat, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura