Defekt në motor, avioni me 78 persona në bord bën ulje emergjente në Rusi

Mar 25, 2015 | 10:39
SHPËRNDAJE

UPDATE/Një avion Boeing 737 ka bërë një ulje emergjente në Shën Pjetërsburg, për shkak të një defekti në motor, raporton media ruse “RIA Novosti”. Aeroplan i kompanisë UTair mbante në bord 78 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Boeing 737

Utair ka konfirmuar se aeroplani i tij, Fluturimi UT369, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, bëri një ulje emergjente në aeroportin Pulkovo të qytetit verior.

Avioni u ul rreth 12:35 me orën lokale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura