Dedja kaloi Vettingun, avokati Maks Haxhia akuzon relatoren e KPK-së

Jun 13, 2018 | 9:43
SHPËRNDAJE

Edhe pse kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja kaloi vetingun, duke u rikonfirmuar në detyrë, avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia nuk i ka kursyer deklaratat ndaj relatores së cështjes, Xhensila Pine.

maks haxhia

Sipas Haxhisë, “nga verifikimet tona rezultoi se ka një fakt, që Mensur Dedja apartamentin që e ka blerë 40 mijë euro e ka vënë kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë. Ai që ka parë emrin e Mensurit është gezuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si”- tha ai.

Sipas avokatit Haxhia, vëllai i gjykatësit nuk kishte marrë asnjë kredi, ndërsa shtoi se u cënua figura e një prej figurave më të pastra të sistemit të drejtësie. Po ashtu Haxhia tha se vëllai i Bashkim Dedjas kishte vënë apartamentin e tij si kolateral për nipin e tij.

“Pavarësisht se vendimi ishte në favor të kryetarit të gjykatës, që ishte përfaqësuar nga unë në këtë seancë për rivlerësimin e tre kompetenteve. Ne në radhën e shkuar, në seancë e datës 8, nga ana e relatores u bë një prezantim në kundërtim me ligjin, pasi nuk mund të bëj komente. Nese do ti përmbahemi pozicionit të relatorit, është detyra e saj që të bëjë prezent çka ka dosja. Dhe mbi këtë dosje do bëhej seanca. Relatorja bëri një prezantim duke thënë se në kohën kur vëllai i zotit Bashkim i kishte dhënë një hua me vlerën 15 mijë euro, ajo tha se përkonte në kohën kur ai kishte marrë një kredi 40 mijë euro. Ajo tha që si ka mundësi që një njeri që jep borxh merr edhe kredi. Ndaj ne kemi kërkuar që të verifikohet ky fakt. Ose është një emër dhe mbiemër i njëjtë, ose është një informacion i deformuar i qëllimshëm. E përjashtojmë të dytë, dhe po ngelemi tek e para. Ndaj stafi duhet ti shkojë deri në fund kësaj çështje. KPK duhet të jetë më e kujdesshme dhe të jenë të kualifikuar. Duhet të kenë solemnitetin dhe seriozitetin dhe s’duhet të bëjë komente. Ne kur bëmë kërkesën i bëmë prezent trupës se ishte e habitshme për atë fakt, pasi detajet na u vunë në dispozicion, dhe ai bën prapsime, kjo nuk ishte vënë, që do të thotë që në këtë pikë ka ceduar. Është një rast sporadik nuk mund të them që cenohet procedurat e komisionit, duket të shpërbeje që të hetohet, si një kolateral duhet ti shkosh deri në fund”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura