“Dedikojini kohë dhe mos i bërtisni”- Këshillat si të mësoni fëmijën të dojë veten: Nëse i vlerësoni përpjekjet …

Feb 20, 2020 | 11:29
SHPËRNDAJE

Vetërespekti është një nga ndjenjat më të rëndësishme që të bën të lumtur. Për të ndërtuar dhe për të ruajtur mirëqenien emocionale dhe sociale është e rëndësishme të besoni te vetja juaj.

Çfarë është për fëmijën vetërespekti?

Sidomos te fëmijët, një vetëbesim i shëndetshëm ndihmon në krijimin e marrëdhënieve pozitive. Gjithashtu, një fëmijë që beson në vetvete e ka më të lehtë të përfitojë atë që vjen nga potenciali i tij.

Në fakt, vetërespekti te fëmijët është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar një personalitet që është në gjendje të merret me fitoret e vogla, por të rëndësishme të jetës.

2

Të besosh te vetja ndihmon për:

  • Zhvillimin e aftësisë për të dashur dhe t’u dashur
  • Për të qenë të qartë dhe pozitivë edhe përballë vështirësive

Si mund të formojnë vetërespektin te fëmijët?

Sipas psikologut amerikan Marshal Rosemberg, formimi i vetëbesimit është i lidhur ngushtë me vlerësimet e të tjerëve. Fëmija është si një sfungjer.

Ai thith emocionet që e rrethojnë, gëzimet dhe hidhërimet, frikën dhe pasigurinë.  Për këtë arsye është e rëndësishme të ndërtoni një ambient të përshtatshëm, të qetë dhe të sigurt.

Këshillat

1) Dedikojini kohë fëmijës suaj, mos e lini pas dore!

2) Trajtojeni si një “i rritur i vogël”!

3) Këshillojeni kur gabon, por pa i bërtitur!

4) Mos e ofendoni!

5) Shmangni debatet para tij!

6) Mos e ‘bombardoni’ me komplimente. Jini objektivë!

7) Nëse vlerësoni përpjekjet e tij, ai do të jetë edhe më i motivuar!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura