Debutoi në Serinë A ndaj Interit, ja si vlerësohet nga mediat italiane mesfushori i Kombëtares

Oct 30, 2019 | 9:08
SHPËRNDAJE

Një titullar i padiskutueshëm me Breshan sezonin e kaluar në Serinë B (fakt që i siguroi edhe grumbullimin me Kombëtaren dhe interesimin e disa klubeve të respektuara), këtë sezon Emanuele Ndoj nuk kishte mundur të zhvillonte asnjë minutë në ligën superiore italiane, që nga momenti që janë ngjitur në kategori.

Ndoji6

Debutimi ishte shtyrë vazhdimisht, për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur larg fushave për thuajse tre muaj dhe ka mundur të luajë vetëm mbrëmjen e djeshme ndaj Interit.

Fillimisht u krijua përshtypja se aktivizimi i mesfushorit do të ishte ogur i mirë për skuadrën e Euxhenio Korinit, pasi vetëm disa çaste nga zëvendësimi “Dallëndyshet” barazuan (autogol i Shkrinjarit).

22-vjeçari nuk pati shumë minuta në gatishmëri, megjithatë, për të hyrë në ritmin e lojës. Vetëm disa pasime të rregullta në fushë në çerek orën që qëndroi në kuadratin e blertë i kanë garantuar notën kaluese 6.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura