“Debutimi special, nder të luash për Kombëtaren”/ Mehmeti, mesazh Silvinjos: Djathtas s’bëj diferencën

Mar 31, 2023 | 21:29
SHPËRNDAJE

Anis Mehmeti ishte një risi në listën e trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Poloninë. Mesfushori me tipare sulmuese u aktivizua në pjesën e dytë dhe shihet si një element me perspektivë në ekipin kombëtar.

337496831_171145455780887_1508785124533143199_n

Duke u kthyer te klubi i tij, Bristol Siti, Mehmeti ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Ridingun, duke folur për debutimin në Kombëtaren shqiptare, karrierën e tij nga amatorët dhe arritjen në Championship sërish, lojtarët që ai ndiqte dhe i kopjonte, apo edhe pozicionin e preferuar, që nuk është vetëm një, por dy të tillë.

Disa lojtarë kanë pasur pauzë nga kombëtaret dhe ju ishit njëri prej tyre… Si shkoi?

Po, kjo javë ishte ndjesi e mirë. Të luash për Kombëtaren është një nder i madh dhe të bëja debutimin për vendin tim ishte diçka speciale.

U ndjetë disi nervoz në ato momente apo ishte diçka që e prisnit prej kohësh dhe thjesht e shijuat?

Unë mendoj se ai është momenti për të cilin jetoj me të vërtetë, unë përpiqem për ato momente. Ashtu siç e thatë edhe ju, ishte diçka që e kam pritur për shumë kohë dhe ishte diçka speciale për mua dhe për familjen time.

A keni marrë dikë nga familja në tribunë për t’ju ndjekur?

Jo, sepse nuk do të nisja nga fillimi ndeshjen, kështu që u thashë se nuk kishte kuptim që të vinin nëse nuk e filloj nga minuta e parë. Por jam i sigurt se do të kenë shumë mundësi të tjera.

Ju jeni ende i ri, po çfarë mendoni për këto vitet e fundit të karrierës suaj, pasi këta hapa kanë qenë mbresëlënës?

Natyra njerëzore është e krijuar që gjithmonë kërkon edhe më shumë, kështu që unë jam një tip që gjithmonë pres më shumë vetja dhe çdo ditë unë përpiqem që të përmirësohem dhe ndonjëherë jam edhe falënderues, sepse kur kërkon shumë e shumë e shumë, duhet të shohësh edhe çfarë thonë njerëzit. Në këtë moshë nuk ke asnjë stres dhe thjesht shijon futbollin.

Ju thatë që doni të përmirësoheni çdo ditë, a janë golat ata që ju doni të gjeni këtu në Bristol?

Po, patjetër që i dua edhe golat. Dua të luaj dhe të bëhem më i miri, të luaj në nivel sa më të lartë dhe jam i vetëdijshëm që do të lë shenjë në të ardhmen e afërt dhe tani duhet të shoh çdo ditë dhe të provoj që të impresionoj në fushë.

Jeni përshtatur disi me ardhjen këtu, me skuadrën?

Po, patjetër. Më kanë bërë të ndihem si në shtëpi që në javën e parë dhe tani ndihem shumë mirë dhe çdo gjë është gati, unë jam gati të fokusohem te futbolli që do të luaj këtu.

Luani një ndeshje në fundjavë kundër Ridingut, do të ishit të kënaqur me një gol apo edhe një asist për dikë tjetër do të ishte i mjaftueshëm?

Jam thjesht i kënaqur të shënoj dhe të asistoj, por më shumë i uritur për të parën. Unë jam një lojtar që shënon dhe jep asiste, edhe pse fillimi këtu me shifra nuk ka qenë edhe aq i shkëlqyer, por nuk merakosem për këtë, pasi e di që do të gjej veten dhe do të vendosem në pozicionin e duhur dhe do të shënoj.

E keni eksploruar ndopak qytetin?

Jo shumë. Jeta ime është thjesht të stërvitem dhe të pushoj, kështu që nuk e kam eksploruar edhe aq shumë qytetin, thjesht kam dalë disa herë për të ngrënë ushqim dhe asgjë tjetër të çmendur.

Nga akademia e Totenhemit, te Noruiçi pastaj shkuat poshtë tek Udfordi dhe thjesht më thoni si janë bërë këto lëvizje?

Po, kam qenë në akademinë e Totenhemit që në moshën 8-vjeçare dhe pastaj erdhi marrëveshja me Noruiçin, ku më pas e gjeta veten pa ekip për disa muaj dhe pastaj babai i një shokut tim më tha nëse do të vija tek Udfordi. Shkova të luaja për disa muaj aty dhe pastaj shkova në një provë tek Uikami dhe fillova që aty për të arritur këtu ku jam.

Në çfarë hapësirë të fushës do të kërkoni që të dalloni?

Të bëj një lojë të përzier. Me kombinime dhe me kalime një kundër një, të jap krosime të rrezikshme dhe të përmirësoj finalizimin tim. Thjesht studio pjesën ku mund të shënoj më shumë gola.

Duket se keni një besim të madh te vetja?

Ka qenë që në fillim. Unë vij nga një familje me besim të fortë ku ti e di shumë mirë se çfarë duhet të bësh. Mendoj se e kam pasur brenda vetes çdo ditë këtë gjë dhe jam mbështetur nga familja.

Cili ka qenë lojtari që keni ndjekur prej vitesh dhe jeni përpjekur të luani lojën e tij?

Hazard kur ka qenë te Çelsi. Kutinjo kur ka qenë te Liverpuli. Më pëlqen Nejmari. Numra 10 që ndryshojnë lojën. Kam përdorur të luaj si Ozil, edhe pse ai është nga e majta.

Cili është pozicioni juaj më natyral dhe ku ju pëlqen të luani?

Një vit më parë do të thoja numri 10, sepse kisha luajtur gjithë jetën si numër dhjetë, si në kategoritë më poshtë. Ndërkohë, këtu fillova që të zhvendosesha në krah, por më pëlqen sepse hyj në luftën një kundër një, por gjithçka varet nga loja. Besoj se këto janë dy rolet e mia të preferuara. Mendoj se nuk mund të bëj punë në të djathtë ose më thellë në mesfushë. Po të shohësh edhe statistikat e mia, kam qenë më efektiv në krahun e majtë, kam shënuar 75 për qind të golave të mi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura