Debutimi i Ronaldos, në terren edhe antiterrori

Aug 16, 2018 | 10:12
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo mund të ketë një emër me peshë të madhe në futboll apo në marketing, por duke parë masat që po merr Bashkia dhe Kuestura e Veronës, duket sikur të shtunën pasdite në qytet do të zbarkojë ndoshta presidenti i SHBA-ve dhe jo Juventusit ku portugezi tashmë bën pjesë.

Cristiano-Ronaldo-1002667

Stadiumi “Bentegodi” do të jetë i mbushur në kapacitetin maksimal (37.138 vende), me çmimet e biletave që kanë pësuar një rritje prej 66 përqindësh kundrejt një viti më parë nga dueli me bardhezinjtë dhe e gjithë kjo, vetëm falë famës së “CR7”. Gjithsesi, më shumë sesa kjo, ato që kanë bërë bujë janë masat e sigurisë në të cilën do të zhvillohet ndeshje hapëse e sezonit 2018- 2019 e Serisë A. Për kampionët e Italisë, por më së shumti për Kristiano Ronaldon, përveçse forcave policore dhe atyre të karabinierisë, është lajmëruar se në terren do të jenë edhe njësitë e antiterrorit, të cilat e kanë nisur punën e tyre prej kohësh, por efektivë të saj do të jenë prezent në stadium dhe jashtë t1j, gjatë të gjithë pasdites së 18 gushtit.

ronaldo-768x512

Në të njëjtën kohë, duke parë edhe pritshmërinë e lartë nga ana e sportdashësve dhe faktin që shumë tifozët të Juventusit rezidentë në Verona, apo në provincat e qytetet afër, me ose pa biletë pritet që të pushtojnë edhe hotelin ku do të akomodohen bardhezinjtë, policia rrugore, në bashkëpunim me Bashkinë ka marrë masa që të spostojë trafikun, edhe atë urban madje, në rrugë të tjerë për 24 orë, duke nisur nga mesnatë e të premtes, deri në atë të së shtunës. Në të njëjtën kohë, asnjë makinë nuk do të lejojë që të parkohet nën një rreze prej 5 kilometrash nga stadiumi, ndërsa për këmbësorët që do të shkojnë në “Bentegodi” do të krijohen pedonale artificiale, me një gjerësi prej vetëm dy metrash. Efekti Ronaldo…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura