Dëborë në pranverë/ Shoferët të papërgatitur! Vështirësohet qarkullimi në disa akse! Ja si paraqitet situata në vend

Apr 8, 2021 | 8:57
SHPËRNDAJE

Edhe pse jemi në pranverë, zonat malore të vendit janë mbuluar nga dëbora, madje në disa akse rrugore ka edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Kështu, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur reshje dëborë në Kukës edhe Fushë-Arrëz.

Sipas ARRSH qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht, ndërsa mjetet borë pastruese vazhdojnë punën për pastrimin e aksit.

Reshje ka pasur edhe në jug dhe juglindje, ku drejtuesit e mjeteve në qafën e Llogarasë janë kapur të papërgatitur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura