Dëbora izolon rrugën Skavicë-Kukës, as borëpastruesja s’kalon dot

Jan 20, 2016 | 9:22
SHPËRNDAJE

debora

Temperaturat e ulëta në të gjithë vendin dhe reshjet e dëborës kanë bërë që në disa zona të jetë e vështirë ndërhyrja për të hapur rrugët, pavarësisht se autoritetet zyrtare thanë dje se të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme.

Kjo foto e postuar në rrjetet sociale tregon se në Kukës, as borëpastruesja nuk ka mundur të ndërhyjë për të pastruar borën e cila sic duket ka bllokuar një furgon dhe njerëzit ‘luftojnë’ për të kaluar.

“Pershendetje! Kjo eshte rruga Skavice-Kukes totalisht e bllokuar. Shteti nuk ve dore fare. Bore-pastruesja ka ardhur deri ne gjysme te rruges dhe eshte kthyer. Falemnderit nqs. e postoni”,- shkruhet në Jeta osh Qef”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura