Debitorët e energjisë, Gjiknuri: Afati për kontratë me OSHEE shtyhet deri më 31 mars

Feb 27, 2015 | 12:52
SHPËRNDAJE

Debitorët e energjisë elektrike që janë të interesuar të përfshihen në skemën lehtësuese të OSHEE-së, kanë afat të lidhin marrëveshje deri më datën 31 mars.

Ministri Gjiknuri gjate deklarates se sotme

Lajmin e ka njoftuar vetë ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri në një konferencë për media, duke e justifikuar shtyrjen me fluksin e madh të qytetarëve në zyrat e OSHEE në gjithë vendin dhe interesin e madh për t’u bërë pjesë e skemës së rregullt të pagesave.

“Falenderoj qytetarët që bashkëpunojnë me OSHEE dhe policinë, që lidhën kontrata duke iu bashkuar shumicës së qytetarëve të ndershëm. Falë saj, 233 mijë abonentë që firmosën akt marrëveshje dhe gjysma e tyre përfitoi ulje 80% të kamatë vonesës. Afrimi i ditës së fundit ka shtuar radhët në OSHEE në gjithë rrethet, ka qenë e pamundur të përballohet një fluks i madh që ka krijuar situata jo normale. Duke parë këtë shqetësim e duke dëgjuar kërkesat e qytetarëve për kohë shtesë për pagesat, OSHEE vendosi qe afati të shtyhet deri në 31 mars”- tha Gjiknuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura