Dëbimi i zyrtarëve rusë nga Shqipëria, ish ambasadori: Mesazh për aleatët që…

Mar 26, 2018 | 21:41
SHPËRNDAJE

Të paktën 100 zyrtarë rusë janë dëbuar nga disa vende anëtare të Natos pas përplasjeve Britani-Rusi për agjentin nervor që u përdor për helmimin  e ish-spiunit rus.

Vendeve mbështetëse  të Britanisë iu bashkua edhe Shqipëria e cila njoftoi dëbimin e dy diplomatëve nga ambasada Ruse.

aaaaa

I ftuar në “Studio e Hapur” në “News 24” ish-ambasadori shqipatr në rusi Shpëtim Çuçko tha se ky veprim është një mesazh për aleatët tanë. E ndërsa sipas tij lufta e ftohtë ka filluar.

“Koha e marrjes së vendimit përkon me vendimin që kanë marrë 14 vendet europiane. Është e rastësishme? Secili mund ta mendojë si të dojë. Unë mendoj se është e bashkëmenduar. Ka shtete që dëbojnë nga një diplomat. Numrat e largimeve tregojnë një raport. Ne hyjmë në ato shtete që dëbojnë dy diplomatë. Ka shetet që dëbojnë një. Pastaj ka me tre e katër. Dëbimi i tyre është një mesazh për aleatët tanë. Kjo tregon një raport që shtetet e caktuara largojnë vetëm një, kurse ne 2. Numrat e largimeve tregojnë një raport. Dëbimi i tyrë është një mesazh për aleatët tanë”, tha ish-ambasadori.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura