Dëbimi diplomatëve rusë, ish-kreu i SHISH: Vendimi i drejtë, por largimi i atasheut duhej të…

Mar 27, 2018 | 19:02
SHPËRNDAJE

Dëbimi i dy diplomatëve rusë nga Shqipëria ditën e djeshme është komentuar si vendim i drejtë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nga ish kreu i SHISH Fatos Klosi.

Në një intervistë në “45 minuta” në Report tv tha se Shqipëria u solidarizua me aleancën e NATO-s dhe Britaninë e Madhe edhe pse sipas tij duhej një ndërveprim mes institucioneve në vend për të arritur këtë vendimmarrje.

1522165901_Klosine45minutanereporttv

“Nuk është problemi i numrit, por i mesazhit. Me këtë që bëmë japin mesazhin se Shqipëria është anëtare e  devotshme e NATO. Caktimi i tyre mund të mos jetë rastësi, por atasheu ushtarak dihet që është përfaqësues i ushtrisë përkatëse në këtë vend dhe asi për detyrë të përmirësojë marrëdhëniet midis palëve. Është normale meqë po e bëjmë në kuadrin e NATO”, tha ai.

Po ashtu ai tha se nuk është e rëndësishme se si janë etiketuar diplomatët rus, si spiunë apo agjentë, por është ajo çfarë ata raportojnë për vendin tonë.

“Edhe ambasadori edhe sekretari  i parë bëjnë raportin se çfarë ndodh në Shqipëri. Ata paguhen për këtë punë. Nga kjo pikëpamja mund t’i quash agjentë. Atasheu ushtarak është zyrtar. Ky është si një gjest që ‘ne e përzumë atasheun dhe nuk duam të kemi më marrëdhënie me Rusinë”. Kështu mendoj unë. E mira do të ishte që të kishte një bashkëpunim mes institucioneve që gjithçka të behej më e pjekur dhe më e arsyeshme”, shtoi më tej ish kreu i SHISH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura