Debatuan për lodrat e fëmijëve, fqinji i dërgon mesazh 15 metra të gjatë nënës që e akuzon për vjedhje

Sep 24, 2020 | 14:27
SHPËRNDAJE

Një nënë është befasuar nga veprimi që fqinji i saj ka bërë pas një debati që patën për lodrat e fëmijëve.

fqinji debaton për lodrat (2)

Në vend të një shënimi të shkurtër të shkruar me dorë, fqinji zgjodhi të shkruante një mesazh plot 15 metra të gjatë, i cili përbëhej nga qindra rreshta të shkruar me ngjyra të ndryshme.

Nëna që ka marrë këtë mesazh vendosi që ta ndante më të tjerët nëpërmjet një videoje.

fqinji debaton për lodrat (1)

Fqinji i saj po kërkonte kthimin e disa lodrave, të cilat pretendon se kanë qenë në oborrin e saj. Ndërkohë nëna i ka thënë fqinjit se është i mirëpritur të kontrollojë në shtëpinë e saj, nëse dyshon se mund të ketë lodra të fëmijës së saj.

Fqinji tha se ishte vajza e saj 7-vjeçare ajo që këmbënguli për të shkruar një mesazh kaq të gjatë.

fqinji debaton për lodrat (3)

Por nëna ndaj së cilës janë ngritur akuzat thotë se kjo gjë nuk është e vërtet, pasi nga kamerat e sigurisë vihet re duke e detyruar vajzën që ta lërë mesazhin jashtë shtëpisë së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura