Debati tek Ligjet/ Manja: Po thyeni kodin e etikës. Balliu: Po ju tërheq vëmendjen për shkelje ligji

Jul 11, 2018 | 16:22
SHPËRNDAJE

Kryeprokurorja Arta Marku, nuk ka mundur dot që t’i përgjigjet dot pyetjeve të deputetit ë PD, Klevis Balliu pasi kreu i Komisionit të ligjeve ka vendosur që të mbyll mbledhjen.

Ndërkohë që Balliu po fliste Manja itha se po thyente kodin e etikës, dhe për këtë ai vendos që të mbyll mbledhjen.

ligjet

Debati i plotë

Balliu: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të vidhet posta e Prokurorisë në Durrës, ju nuk e shkarkuar dhe ta procedonit prokuroren, por ju e kishit shoqe dhe e promovuat  më tej. Me çfarë kriteresh ju i zgjidhni këta njerëz? Ju po flisni për punën e dikujt tjetër, pse nuk flisni për punën tuaj? Këtu ndahem dhe me kolegët e mi, dhe jam dakord me ju kur thoni “nuk e di”, ju jeni zonja “nuk e di” se jeni ulur në një  karrige dhe nuk dini asgjë tjetër.  Ju jeni një njeri i Malavitës.

Manja: Po ju tërheq vëmendjen për fyerje?

Balliu: Jo more jo nuk është ashtu nuk më ndërpret dot fjalën. Unë kam pyetje për ju, me çfarë provash ju e nxorët Tahirin nga burgu. Me Nazer Seitin çfarë po bëhet.

Manja: Po ju tërheq vëmendjen për shkelje të etikës.

Balliu: Unë ju tërheq  vëmendjen për  shkelje të ligjit.

Manja: Ju lutem absolutisht me këtë shkeljet e flagrantë, unë këtu e konsideroj të mbyllur mbledhjen e sotme.

Strazimiri: E nise në mënyrë të pamoralshme, por e mbyll njësoj. Lere t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura