Debati tek Ligjet/ KQZ kërkon fonde shtese, Fino i përgjigjet Zgurit: Ne…

Nov 13, 2017 | 11:44
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve po shqyrton projekt buxhetin e për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i KQZ, Klement Zguri bëri një ekspoze të gjithë fondit që ka në dispozicion. Po ashtu Zguri kërkoi disa fonde shtese për logjistike dhe infrastrukture.

ligjet

 

DEBATI 

Klement Zguri: Kërkojmë fonde shtesë për logjistikë dhe infrastrukture. Magazina që kemi kërkon investimet dhe rikonstruksion. Ne po punojmë me makina të vitit 1994 dhe janë jashtë përdorimit.

Bashkim Fino: Ne kemi financuar gjithmonë KQZ. Me këtë projekt buxhet është në rregull, janë shtuar dhe 6 punonjës në KQZ, është shtuar dhe fondi i pagave. Problemet janë çështje të dorës së dytë. Nëse ka nevojë për një magazinë e ja japim se kalon direk me VKM.

Përfaqësuesja Ministria e Financave: Buxheti është i mjaftueshëm për KQZ-në.

Oerd Bylykbashi:  Çështje a e reformës zgjedhore nuk ka lidhje me buxhetin. Është detyrimi ynë që ti japim ato para që tani, KQZ-në. Në si Parlament nuk i kemi dhënë fondet e mjaftueshme. Flasim për ata që është sot, një gur themeli është administrata, dhe duhet ti menaxhoj jo vetëm në vitin zgjedhor. Kemi tentativa për çbërjen e pavarësisë së këtij institucioni. Këto që kërkon janë bazë, magazinat për ruajtën e matërialeve është primare. Gjithmonë ka qenë në vështirësi. Duhet të pajiset me çdo gjë që kërkon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura