Debati që nuk u dëgjua në media, Rama opozitës: Keni një copë plak pa lidhje aty, Topalli u turbollove. Berisha, Tahirit: O Sajmir Shullazi

Apr 4, 2015 | 7:39
SHPËRNDAJE

Ne 10 ore debat ne Parlament, ishin te shumta debatet pa mikrofon mes Rames, Berishes, Metes, Topallit, Tahirit, Ristanit dhe Balles. Gazeta “Panorama” zbardh sot te plote debatin dhe batutat qe nuk u kapen nga kamerat.

Topalli-Rama gjate nje debati ne Kuvend

I pari qe thumboi opoziten ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili teksa Arben Ristani fliste, iu drejtua Finos duke i thene se te gjithe deputetet perpara se te dalin ne foltore duhet te bejne testin e alkolit. Te shumuta ishin edhe batutat e ironite mes Berishes dhe Rames. 

(Para nisjes së procesit të votimit për arrestimin e Frrokut)
Arben Ristani: E mira, rregulli dhe etika e donte që Kryeministri të ishte në sallë dhe të votonte.
Taulant Balla: Pusho ore, pusho!
Arben Ristani: Kryeministri duhet të votonte, që të tregojë vullnetin e maxhorancës pro dekriminalizimit të Kuvendit, ndryshe jeni të përfshirë kokë e këmbë me krimin…
(Edi Rama vjen në sallën e seancave)
Erjon Braçe: O ordiner, po ti je më keq se ai. Ti ke bërë burg.
Ilir Meta: Ju lutem, zoti Fino, e kuptoj që ju për procedurë do të kërkoni që çdo deputeti t’i vihet tubi para se të dalë të flasë, por ne nuk jemi Policia Rrugore.
Sali Berisha: Të akuzosh një kryeministër dhe një ministër për lidhje me krimin është akuza më e rëndë, por koha erdhi të faktojë atë që kemi akuzuar dy vite rresht, të faktojë katërçipërisht se Mark Frroku është fytyra më e vërtetë e Edi Ramës, është Mark Frroku deputeti i cili u ndalua në Laprakë duke pasur në veturën e tij kryetrafikantin Pllanaj.
Rakip Suli: Ka partinë e vet ai…
Sali Berisha: Artan Bajraktari u tha çunave të krimit që i vunë hekurat se ai kishte njoftuar jo vetëm Didin, por edhe ministrin. Ministri dhe mbiministri dërguan papagajtë e tyre në media, për të thënë se duhet të njoftonte me shkrim, dhe të nesërmen Bajraktari deklaron se ka njoftuar me shkrim. A e dini ju se Saimir Tahiri i ka shkuar dje në qeli atij, duke shkelur çdo rregull?
Bashkim Fino: Ai doli dje. Çfarë je duke thënë?!
Sali Brisha: I ka shkuar në qeli para se të shkojë në Gjykatë, shkoni merrni videon!… Dhe i është lutur që të mos e nxirrte… Nxirrni Kostandinin e Partisë, të cilit i rregulloni 9 vite burg për jetë njeriu! Atëherë, pse të mos them maxhoranca e krimit unë?! Sot, Parlamenti largoi një kriminel. E quaj ditë të mirë javën e ardhshme kur nga Parlamenti do qërohet kryemafiozi Koço Kokëdhima, ky mumuth që s’ngopet së vjedhuri shqiptarët. E quaj ditë të mirë, e quaj ditë të bardhë. Këtu jemi ne, për t’ia thyer hundët secilit që do të rrahi gjoksin me krimin, për t’i thënë se vrimë miu nuk do gjesh nga kjo opozitë.
Eduard Shalsi: Shif si të është tkurrur grupi, sa pak që jeni.
Bedri Hoxha: Më mirë pak e të pastër, sesa të mbushur si ju, me banditë!
Saimir Tahiri: Deri dje mund të vidhnin dhe fryheshin në karriget e pushtetit deri sa t’i këputeshin madje këmbët e karrigeve…
Sali Berisha: Do të sjell modelin e Kokëdhimës. Modelin e krimit.
Saimir Tahiri: Unë kam kurajo të të shoh në sy, po ulu aty dhe dëgjo…
Sali Berisha: Shullazi nuk dëgjon, o Shullazi i krimit! Saimir Shullazi…
Edi Rama: O plak boll, ulu o plak!
Jozefina Topalli: Saimir ik, largohu!
Saimir Tahiri: Sali Berisha, nuk ke kurajo ta pranosh që nipi jot drejtonte zyrën e Interpolit dhe godiste me plumba për një parking.
Edi Rama-opozitës: Keni një copë plak pa lidhje aty.
Saimir Tahiri: Për të mos folur për vetë çunin tënd, që ngriti një biznes ku humbën jetën 26 persona e 2 të tjerë vranë veten se nuk gjetën drejtësi…
Bedri Hoxha: I paske fut dy viza sot!
Flamur Noka: Çoje në gjyq, pse nuk e çon?
Saimir Tahiri: Kam edhe vullnetin maksimal për të mos lejuar kërrkënd prej jush të kalojë i palagur për ç’ju nxjerr goja pa i dhënë llogari drejtësisë.
Sali Berisha: Ti je kontrabandist. O kontrabanda!
Edi Rama: Jozefina, hajde shifi si rrinë në Gjykatë këta të dy (Ristani dhe Paloka)! Ulin kokat si pula.
Sali Berisha: O Sajmir Shullazi!
Edi Rama: Ty të kam përcjellë në shtëpi o Sali! Shko tregoju përralla nipërve dhe mbesave! Se more më qafë edhe këta…
Jozefina Topalli: Ti je dëshpërues…
Sali Berisha: Ti i përgjigjesh Shullazit, ti ha fjalët qeni…
Edi Rama: Gjithë ato familje që hapin televizorin dhe në vend që të dëgjojnë se çfarë mendon Partia Demokratike për kaq shumë çështje, me të cilat mund të kishit bërë shumë më tepër simpatizantë
sesa kujtoni se po bëni me këtë politikë ordinere. Politikë ordinere, prej ordinerësh dhe me ordinerë…
Edi Rama (Topallit dhe Pollos): Ndryshimi mes parafolëses dhe parafolësit është se të parës ia vlen t’ia kthesh përgjigjen vetëm një herë në vit, ndërsa të dytit asnjëherë.
Jozefina Topalli: Me kë do bësh shtet ti, me kë? Me Frrokun? Lizën? Ti ke blerë votat. Mark Frroku është akoma anëtar i Grupit Parlamentar të PS-së. Hape uebin e Parlamentit, aty e ke!
Edi Rama: Ça po thu, ça po thu, se u turbullove fare…
Albana Vokshi: Na lër dhe ne të flasim.
Edi Rama: Pamela, Pamela please… Pammm, please! Jeni marrë me mua dhe në mungesë kaq kohë. Si ajo dashuria e munguar. E ke parasysh? Kur nuk e ke vazhdon, e dëshiron. Dhe mos thoni se e votuat pro. Ça domethënë, erdhët këtu dhe thatë jemi pro, por ikët? Po kur të vijë kërkesa për ndonjë nga ju, për t’u hetuar? Këtu do jemi, do thoni jo. Jeni duke kërkuar të nxirrni dhjamë nga ky plesht, që ju ngordhi në dorë. Vetëm 2 nuk do të çojë në Gjykatë nga ju, Saliun dhe Jozin. Të thonë çfarë të duan, pasi shqiptarët do të kujtojnë se kë kanë pasur më parë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura