Debati për Teatrin, Demalia: Nuk duhet shembur dhe nuk duhet lejuar asesi të shembet

Jun 20, 2018 | 20:18
SHPËRNDAJE

Analisti Ilir Demalia ka reaguar në lidhje me debatin që po bëhet ditët e fundit për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një analizë të tijën, Demalia shkruan se ky teatër nuk ka qenë as i popullit siç dhe u quajt për 50 vjet (popullor) në të kundërt në atë godinë kur quhej Kinema Kosova, janë zhvilluar gjyqet “Në emër të popullit”.

e0c485c5-d801-480b-8fe2-b9d480b73582

Analiza e plotë

Teatri dhe komuniteti ne ndjeshmërinë e historisë….

Në këtë debat të stërgjatur për shembjen e Teatrit në Tiranë, e theksoj në Tiranë, pasi ky teatër nuk ka qenë as i popullit siç dhe u quajt për 50 vjet (popullor) në të kundërt në atë godinë kur quhej Kinema Kosova, janë zhvilluar gjyqet “Në emër të popullit”. E bashkë për këtë Teatri nuk duhet shëmbur dhe nuk duhet lejuar as sesi të shëmbet.

Duke menduar këtë më del përpara në Martha Vineyard’ Queen Island, Oak Bluffs Town Teatri qytetit i ndertuar në 1920 më pronar privat. Pronari duke mos patur mundësi ta mbaj më është rrënuar dhe degraduar si godinë.

Komuniteti duke qenë se aty ka historinë e tij, I ka këkuar pronarit t’ja japi qytetit për 20 vjet dhe ta rinovojne. Rinovimi sipas arkitektëve kushton 1 milion dolllar. Deri tani komuniteti ka grumbulluar 800 mijë dollar.

Nuk duhet të harrojmë që Martha Vineyard Island është një ndër 10 vëndet më tê pasura të Amerikës. Ku kanë shtëpi pushimi yjet e kinematografise, muzikes, ku vjen dhe ka rezidencën çdo President I Amerikës, ku janë bërë biseda dhe traktate politike te politikanëve më të medhenj të historisë së Amerikës e sidomos Kennedy family.

Këto pasanik dhe vendimarrës të shtetit amerikan ruajnë më fanatizëm çdo gjë se për ti prishur nuk I shkon ndērmend se ka komunitet të përgjegjëshëm dhe ruajnë dhe dashurojnë historinë e tyre dhe vendin e tyre më “vjetërsirat”.

Tek ne babzia pushtetit me injorancën e shërbëtorëve dhe paran e krimit, sundimin e cubave politik, po shkatëron gjithçka dhe e ka kthyer vendin në tokë të djegur edhe si impotencë dhe kompromentim më të keqen të një shoqërie.
fa68ec80-bd48-475c-bb98-efe2b1957681

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura