Debati për Skënderbeun, analisti: Kjo histeri e atdhedashurisë, si nderi i tutorëve të prostitutave

Sep 2, 2017 | 15:54
SHPËRNDAJE

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, përmes një shkrimi botuar në faqen e tij në FB, shkruan se gjithë kjo zhurmë për mbulimin e shtatores së Skënderbeut për Kurban Bajram është një falsitet.

mentor kikiaAi madje bën një paralelizëm mes tutorëve të prostitutave dhe atyre që shiten si patriotë.

SHKRIMI

Histeria e atdhedashurisë si nderi i tutorëve të prostitutave

Ne shqiptrarët i kemi mbushur mendjen vetes se jemi njerëz të besës, e madje këtë e kemi një institucioin të hipotekuar në “arkivën” e pasurive tona kombëtare. Gjithashtu i kemi mbushur mendjen edhe se nderi për ne është gjeja më e shenjtë. Dhe në këtë pikë ne jemi shumë të qartë, që për nder kuptojmë atë seksual, pra mbrojtjen e nderit të femrës.

Por asnjëherë se kam kuptuar se si është e mundur që burrat që të vrasin për nder, mbushën rrugët e Europës me vajzat e vendit të tyre, madje edhe në farefis, që i shfrytëzojnë për prosituta? Si shpjegohet që këta soj burrash bëjnë dasma me krushqi e unaza në vendin e tyre, dhe sapo mbërrijnë në Itali e Holandë, nuset i nxjerrin në rrugë për ti shfrytëzuar si prostituta?

Këto realitete kontradiktore, mu kujtuan ndërsa prej dy ditësh ka shpërthyer kudo histeria e atdhedashurisë, për mbrotjejn e figurës së Skënderbeut, pasi Komuniteti Mysliman vendosi një ekran në sheshin “Skënderbej”, kur do të kryehej falja e Bajramit. Sa i takon ekranit, unë ndaj mendimin se ajo është cështje këndvështrimi. Nga diku shatorja nuk shikohej plotësisht, e nga diku shikohej. Eshtë si puna e eksplisit, që në një continent shikohet i plotë, diku i pjesshëm e diku nuk shikohet fare. Unë mendoj se këto lloj histerish shpërthejnë sa herë preket diku sedra historike dhe atdhetare. Por a janë vertet kaq atedhetarë shqiptarët? A iu dhimbset vërtet historia dhe vendi i tyre kaq shumë sa bërtasin nëpër media e rrjetet sociale?

Unë them që jo! Ata që bërtasin për një ekran ne sheshin “Skënderbej”, përse nuk bërtitën kur Kalasë së Mamicës në Petrelë i ndërtuan mu në majë një mejhane që pjek qofte dhe pula?

Këta që bërtasin kaq shumë për historinë, përse nuk shqetësohen për shkatërrimin e trashëgimisë, poshtë e lart, nëpër qytete e male?

Këta që e duan kaq shumë Shqipërinë, përse nuk e shprehin dashurinë ndryshe, duke bërë më shumë për ta shpëtuar këtë vend nga shkatërrimi dhe rrënimi që po i bëhet cdo ditë në male, fusha, lumenj e dete?

Ka shumë mënyra për të treguar se sa shumë e doni këtë vend. Më e gabuara është të fusni përcajre fetare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura