Debati për Parkun Kombëtar të Butrintit, Rama-opozitës: Kur flisni ju për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duhen dy…, një ta mbash një ta çash

May 23, 2022 | 18:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në diskutimet e bëra në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama nuk i kurseu ironitë për ish-kryeministrin Berisha dhe gjithë opozitën, duke thënë se po mbrojnë trashëgiminë kulturore ata të cilët e cilësonin Bathoren mrekullinë e 8-të të botës.

“Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Isha lajmëruar për një seancë tjetër, dhe as nuk e imagjinoja që seanca për Butrintin do të zgjatej kaq shumë dhe që do të ishte kishte shumë admirues, mbrojtës, të flakët ndër ata që janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për dëmet që janë shkaktuar. Jo vetëm Butrintit, por dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke qenë se u përmenda pa reshtur nga parafolësi, dëshiroj të them pak fjalë. Së pari; parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje. Arkitektët dhe urbanistët dihen se kush janë. Ne kemi ende personazhe në Kuvend që Bathore është mrekullia e 8 e botës, i vetmi vend në botë që u ndërtua pa leje. Kjo ishte një vlerë e shtuar e mrekullive të botës, pavarësisht se njerëzit aty vuanin pasojat e një lumi të tillë ndërtimesh kuturu. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura