Debati për mbetjet/ Ahmetaj: Nëse nuk inceneroheshin do groposeshin dhe do kontaminonin tokën

Oct 22, 2020 | 23:22
SHPËRNDAJE

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i fgtuar në emisionin “Opinion” shprehet se nëse mbetjet në landfillde nuk do të inçeneroheshin, ato do të groposeshin dhe do të kontaminonin tokën.

ahmetaj-760x450

Debati i plotë:

Ahmetaj: Inçenerim do të thotë djegia e atyre mbetjeve që do duhet në një alternativë tjetër të groposeshin në tokë dhe të kontaminonin edhe tokën.

Gazetari: Nëse i gropos në landfillde me standarte asnnjëherë nuk e kontaminon tokën.

Ahmetaj: Nuk është e vërtetë.

Fevziu: Barrëdhënësi: Shoqëria tregtare “Ndërtim Montimi Patos” Sh.a dhe Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” SH.p.k vendosin ndër të tjera barrë mbi:

Kontrata për blerjen e impiantit të përpunimit të plehrave dhe prodhimi i Energjisë me vlerë 15 milion euro (pa TVSH) lidhur midis shoqërisë “Integrated Technology Ëaste treatment Fier” SH.p.k dhe shoqërisë shitëse “Energy Recupator”s.p.a me datë 10 nëntor 2016 me nr 16-E-005.

Kanë marrë 30 milion euro për impiantin e kanë shit me çelsa në dorë 15 milion dhe i bie 15 milion euro të tjera në xhep.

Ahmetaj: Është impianti. Aty ka dy landfillde, ka separator, impianti i ujit, punimet civile. Me celsa në dorë është teknologjia, rruga, impianti i ujit, dy gropa  atje, etj.

Fevziu: Gjelbërimi, bari që kishte kushtuar 1.2 milion euro.

Ahmetaj: Ore mos u bëj cinik. Ik shikoje dhe bëj auditim financiar po deshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura