Debati për kufijtë/ Lubonja: As serbët, as kosovarët s’duhet ta kërkojnë, rikonfigurimi është katastrofë, do krijojë…

Aug 6, 2018 | 22:34
SHPËRNDAJE

Deklaratat e Presidentit Hashim Thaci, per korrigjim, shkëmbim te kufijve te Kosoves me Serbine, u komentuan ne studion e News 24 nga analisti Fatos Lubonja i cili tha nder te tjera se ky rikonfigurim kufijsh eshte katastrofe qe nuk duhet ta kerkojne as serbet dhe as kosovaret.

Është e rrezikshme një gjë e tillë apo do cojë drejt një zgjidhje përfundimtare të hasmërisë?

lubonja e re

Kjo diskutohet në shumë plane, njëri është a është e rrezikshme përtehj Shqipëri-Kosovë-Serbi. Ideja evropiane ka qenë që ne të afrohemi si popuj të gjithë me njëri tjetrin gjithmonë duke dhënë dicka nga sovranitetti për hir të një sigurie edhe njëkohësisht një marrëdhënie e mirë që nuk nënkupton atë që hedh kjo ide, ndërtimin e shteteve të pastra etnike. Se duket sikur po ndërtojmë një shtet të pastër etnik, pra Shqipërinë etnike. Ndërkohë që vizioni ka qenë ndryshe, mbaroi historia e asaj që Gjermania sulmonte, pastaj e merrte Franca, pastaj Hitleri kërkonte pjesët e tjera.

Tani shtetet janë shtete ku nuk ka pastërti etnike, por ku janë të gjitha kushtet për banorët e atyre vendeve që janë me etni tjetër. Në fund ky është vizioni për botën, pastërtitë etnike humbasin vlerën që kanë pasur në fund të shek 19.

E dyta, praktikisht cdo me thënë? Që ta rikonfigurojmë edhe një herë hartën e Jugosllavisë? Me shqiptarët e Maqedonisë ca do bëhet? E ky rikonfigurim sipas principit etnik është një katastrof, e papranueshme e krijon vështirësi të jashtëzakonshme. As serbët as kosovarët s’duhet ta kërkojnë.
Kjo tregon edhe dështimin e kësaj politike edhe dështimin evropian.
Pastaj vjen puna kush e vendos këtë? Se unë lexoj komente që thonë Rusia, Rusia. Tani s’mund të manipulohet cdo gjë me Rusinë, se mesa di unë bisedimet po bëhen në Bruksel dhe ideja është që kjo po u aprovua do aprovohet andej jo nga Rusia dhe ky Thaci nëse ka indikacione apo propozime nga pala serbe i ka këtu. Atëherë ky është problem për evropianët. Rusisë mund ti interesojë por nuk është interlokutor.

Duket sikur i janë nënshtruar një lloj pragmatizmi, ka dështuar ai vizioni evropian. Këtu lind roli i Thacit, se Thacin s’do e mbajë Rusia në pushtet, e mban Evropa ose Amerika.

Nëse Thaci e hedh këtë tezë për interesat e tij politike e bën këtë leshim, ky është për interes politik, nga ana tjetër ai e di se kjo nuk pranohet në Kosovë se dalin shqiptarët të humbur dhe këtu ai përdor këto metodat hidh e prit si puna e Ramës këtu, e hedh një gjë sheh si do reagojnë. Kjo gjë duhej diskutuar hapur.

Këta duhet të kishin bërë shumë më tepër për serbët që të ndiheshin mirë aty, ashtu sikurse serbët duhet të bënin shumëcka për Preshevën e në fund fare të bëhej ajo që të shkonim në Evropë së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura