Debati për Kopshtin Botanik/ Veliaj sulmon Rektorin Koni: Është pjesë e një skeme korruptive, edhe këto muaj që i kanë mbetur, ta harrojë sa të jem unë kryetar bashkie…

Oct 9, 2019 | 11:37
SHPËRNDAJE

veliaj para keshillit

Duke folur per debatin qe eshte hapur ne opinionin publik ne lidhje me nje VKM per nderhyrje ne Kopshtin Botanik, kryebashkiaku Erion Veliaj ka akuzuar Rektorin e Universitetit te Tiranes Mynyr Koni se eshte sic tha Veliaj pjese e nje skeme korruptive. Sakaq, Rektorati e ka ankimuar VKM per Kopshtin Botanik, mirepo nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku, deklaroi se Universiteti i Tiranës nuk e ka mundësinë dhe kapacitetin financiar për të investuar në këtë Kopsht duke e lënë atë në gjendje jo të mirë.

“Këta janë një tufë me avdallë që nuk e bëjnë dot këtë punë se ndryshe nuk na kishin lënë Liqenin. Sot dalin për vrap e harrojnë që nuk ka qenë kështu. Si s’doli njeri të kapi lopatën, kanë alergji nga lopata, këta botanistët, këta dashnorët e shkencës. Këta që ju keni vite jete sa kanë ata vite në pushtet, s’kanë prek një lopatë me dorë edhe kjo u sjell alergji, se si kalaja, si liqeni si amfitearti, këta që ju dhimbset gjëja publike, peng i 5 mijëlekshave të nuseve, ju garantoj ata qe duan te bejne shkence që jo vetëm do keni mundësi të bëni shkencë por do keni më shumë hapësirë, kjo bashki me financa modeste mobilizon edhe të tjerët të që të japin një dorë. Ata që duan të bëjnë shkence e s’janë matrapazët e bandës së Mynirit, janë të mirëpritur, në vend të na sillnin marrëveshjen na sollën fletërrufe, nën siglën e një partie.

Rektori të mbledh për pronë, jo për shkencë e studime, as një mesazj që mirëpret studentët.

Për ata që duan të bëjnë shkencë i mirëpres rektori i përket të kaluarës është pjesë e një skeme korruptive që u vërtetua edhe me tenderin e parë dhe do vazhdojë ta mbylli edhe këto muaj që i kanë mbetur… ta harrojë sa të jem unë kryetar bashkie s’do lejoj zgëqe në kryeqytet.

Kopshti botanik s’është monpol i Mynyrit, por edhe i qytetarëve të Tiranës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura