Debati për Koliqin dhe Camajn/ Auron Tare ironizon artikullin e Romeo Gurakuqit: Mos qeshni! Nuk është Nard Ndoka. Ja çfarë thotë dokumenti i CIA

Jul 12, 2020 | 14:58
SHPËRNDAJE

Duke marrë shkasë nga një artikull i pedagogut Romeo Gurakuqi, studiuesi Auron Tare, i përcjell me ironi deklaratat e tij sipas të cilit Koliqi krijoi një parti me një platformë politike të ngjashme me atë neo-konservatorëve britanikë.

tareugruaa

Pak ditë më parë, Tare hapi debatin kur deklaroi se dy shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi ishin shërbëtorë të agjenturave të huaja.

Reagimi i Tares:

Te nisesh të dielën me buzën ne gaz apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja kur dëgjon “historianë” qe mësojnë brezin e ri në këtë vend.

“Ernest Koliqi ishte pike referuese për perëndimin se e dinin se nga çfarë qyteti vinte”

“Blloku Kombëtar Indipendet, Partia me europianiste qe ka formësu Shqipëria, Parti neo konservatore e formatit britanik”

Please mos qeshni, nuk është Nard Noka po është Romeo Gurakuqi me profesion historian në Universitet.

Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të CIA-s për disa nga këta evropianë neo konservatorë të tipit britanik të BKI.  Lexojeni me poshtë se e keni ne anglisht po mos harroni rreshtin e fundit se  e kuptoni mirë  neokonservatorizmin britanik të Historianit Gurakuqi.

“Sipas këtij Raporti NIkoll Gjonmarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për tu argëtuar gjatë qëndrimit ne Beograd”.

Koliqi dhe Camaj agjent të CIA?/ Romeo Gurakuqi: Artikulli i Tares nivel diletant dhe manipulues! Iu ngarkua detyra për të…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura