Debati për drekën që i’u shtrua Ramës në Milano, Ndocaj publikon fotot: Provat që jam unë sponsori

Mar 20, 2015 | 6:45
SHPËRNDAJE

Ish kandidati i PS-së në Lezhë, Eduard Ndocaj i është përgjigjur sot Presidentit të shoqatës “Albania e Futuro”, Astrit Çela, për një drekë që iu shtrua Edi Ramës në Milano.

Fotografia e publikuar nga Eduard Ndocaj

Fillimisht ishte Ndocaj që akuzoi Ramën si mosmirënjohës dhe i kujtoi se kishte paguar 8 mijë euro për drekën në Itali për të dhe disa deputetë socialistë.

Një ditë më parë përmes një letre në gazetën “Panorama” Astrit Çela publikoi fotografitë e faturave që ai kishte paguar për këtë drekë.

Ndërsa sot Eduard Ndocaj ka reaguar duke thënë se Çela nuk mund ta paguante një drekë kaq të shtrenjtë, ndërkohë që ka një rrogë mujore 1500 euro.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi të aktivitetit, ku duket, sipas ish kandidatit për deputet stema e “Grupo Ndocaj” si dhe një njoftim për shtyp lidhur me drekën ku thuhet se Eduard Ndocaj ishte sekretar i përgjithshëm i shoqatës me President Astrit Çelën.

 

Postimi i Eduard Ndocajt

Edhe ti shoku Astrit Cela? meqe kete pune po e ben pune pazari, me trego sa leke te kane dhene me mashtruar e une te jap dyfishin qe te thuash te verteten.

Astrit more shoku, me ty s’di nga t’ia nis e ku ta perfundoje more shoku Astrit. Pushteti qenka i lige per njerezit e lige e fals.

Kur, po shkruaj per ty se pse po me kujtohet ajo historia e maces poshte sofres. Shoku Astrit te konsideroja shoke te kam trajtuar si mik. Shume darka e dreka kemi ngrene bashke si miq e asnjehere s’ke paguajt.

Po shkruaj per ty se ke aluduar me guxim e paftyresi se kush e ka paguar dreken e Milanos. Sigurisht duhet ta kesh paguajt ti shoku Astrit me nje rroge indipendenti prej 1500 ne Dhomen e Tregtise?!

Prova te pa kontestueshme edhe me fotot qe po publikoj jane:

– Une, Eduart Ndocaj kam qene Sekretar i Pergjithshem dhe arka e shoqates “Albania e il Futuro”

-Se dyti, ne te gjitha fotot duket qarte se une jam sponsori kryesor i drekes.

-Se treti, kam harru me thene edhe dicka tjeter, se ty per ate dreke si organizator te kam dhe 8 mije euro.

-Se karterti ne dreke kane marre pjese 90 persona nga te cilet 35 kane qene stafi i Rames.

-Se pesti, per kete deklarate qe ke bere qe ka burimi nga Milano do te takohemi e do ti sqarojme.

-Se gjashti, meqe kete punr po e ben pune pazari, me trego sa leke te kane dhene me mashtruar e une te jap dyfishin qe te thuash te verteten

-Pushteti shkon e vjen por buken mos e shkel.

[portfolio_slideshow] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura