Debati për dorëzimin e firmave të ‘foltores’/ Flamur Noka: Në PD nuk ka zyrë protokolli! Bardhi: Të ftoj nesër në seli dhe…

Nov 20, 2021 | 18:25
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur në lidhje me debatin për dorëzimin e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Në News24 janë përballur Noka dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

bardhi noka flamur

Noka tha se në Partinë Demokratike nuk ka zyrë protokollare, por ka vetëm sporteliste. Dokumentet që vijnë nga jashtë tha Noka dorëzohen tek sporteli.

Sipas tij, firmat janë dorëzuar në të vetmin institucion të konstituuar, që është zyra e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë në një ndërhyrje telefonike, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se zyra e protokollit ekziston, ndërsa e ftoi Flamur Nokën që ta vizitojë nesër zyrën e protokollit.

PJESE NGA BISEDA 

Flamur Noka: Në selinë e PD pas ikjes tonë nga ekzekutivi i partisë nuk ka zyrë protokolli. Në rast se ju në QKR apo tek organet tatimore do të gjeni një njeri që paguhet unë kërkoj ndjesë.

Në selinë e partisë firmosen ose tek një zonjë te sporteli, ose te sekretarja e kryetarit. Që kur ka shkelur Basha nuk ka një person në zyrë protokolli. Por edhe sikur të kishte ne kemi zbatuar rrugën statuore. Nuk ka zyrë protokollare. Unë jam në atë parti 30 vjet. Nuk ka zyrë protokollare. Aty ka dy vende, ose te sportelistja ose tek zyra e kryetarit. Pastaj ne jemi brenda partisë, delegatët janë brenda partisë. Unë brenda partisë nuk mund ti dorëzoj tek sporteli. Brenda partisë duhet të kishte një zyrë. Nuk ka dhe ne i dorëzuam tek i vetmi institucion i konstituuar. Le të dalë Basha apo Bardhi të na tregojë një nen të statutin 2021 që thotë të mi sjellësh mua. Kush sjell dokumente nga jashtë dorëzohen tek sporteli.

Gazment Bardhi: Nuk ka zyrë protokolli që regjistrohet në QKR. Në QKR regjistrohen subjektet tatimore. Partitë regjistrohen në gjykatë. PD ka zyrë protokolli. Çdo shkresë, dokument apo letër protokollohet në zyrën e protokollit. Është në katin e parë, e ftoj nesër zotin Noka në seli të vijë me mua dhe ta vizitojë zyrën e protokollit.  Por nuk është kjo çështje. Çështja është mënyra si mblidhet kuvendi dhe kjo është sic e ka shpjeguar ai para se të mbylleshin firmat në kasafortë.

Flamur Noka: Mund të  më citojë zoti Bardhi nenin e statutit 2021 që detyron delegatët të dorëzojnë firmat për mbledhjen e Kuvendit.

Gazment Bardhi: Satutin e kemi miratuar bashkë. Rregullat janë të pandryshuara që nga 2009. Neni 43 pika 2, është identik me nenin 37 pika 6 e statutit që ju pretendoni se keni hartuar. Ka tre subjekte që vënë në lëvizje thirrjen e Kuvendit, kryetar i partisë, ¼ e anëtarëve dhe kryesia që njofton thirrjen e Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura