Debati për Camajn/ “S’është dosja e një bashkëpunëtori, por e ajo e survejimit”- Kryetarja e AIDSSH: Sigurimi e kishte përgatitur për arrest. Ata janë përpjekur të…

Jul 10, 2020 | 16:21
SHPËRNDAJE

Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka regauar në lidhje me debatin e ditëve të fundit lidhur me Martin Camaj, nëse ai  figuron apo ajo ne dosjen e krijuar për të nga ish –Sigurimi i Shtetit,  si  bashkëpunëtor i tij.

Në një intervistë për Çim Peka Live, ku ka paraqitur një fashikull pune me emrin e Martin Camaj, Sula thotë që se nuk është dosja e një bashkëpunëtori, por e ajo e survejimit që Sigurimi i Shtetit ka bërë ndaj Martin  Camajt. Sipas saj, sigurimi ishte përgatitur për arrestimin e Camaj.

pjimage

Një dokument i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit është një dokument i një policie politike militare  që funksiononte mbi ligjin, pa ligj. Edhe ka vrarë, ka bërë çdo gjë, ka pasur jetën e njerëzve në dorë, natyrisht që çdo dokument që e ka krijuar sigurimi e ka bërë këtë me një qëllim. Sigurisht për qëllime përpunimi. Edhe kjo e Martin Camajt ka një qëllim, që ta manipulojë, që ta drejtojë.

Kështu që duhet parë me shumë kujdes. Nuk bëhet fjalë për një dosje pune bashkëpunëtori. Bëhet fjalë për një fashikull dhe po të shikoni brenda se une e kam parë. Ka qenë dosja e dytë që kam parë që në fillim kur kam hyrë në arkivë për herën e parë dhe po ta shikoni aty nuk bëhet fjalë për dosje bashkëpunëtori, por aty mes rreshtave lexohet vazhdimisht që subjekti është i klasifikuar 2A. Për ata që nuk e dinë, 2A, do të thotë që sigurimi e kishte përgatitur për arrest”,- u shpreh ajo.

Kryetarja e AIDSSH-së, tha se çdo dokument që e ka krijuar sigurimi e ka bërë këtë me një qëllim, dhe se kjo e Martin Camajt ka qëllimin që ta manipulojë e ta drejtojë

Ajo që dua t’i përcjell publikut është kjo që një dokument i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit është një dokument i një policie politike militare dhe e kemi publikuar, deklasifikuar platformat në vite që kanë ata. Ishte një forcë që funksiononte mbi ligjin, pa ligj, edhe ka vrarë, ka bërë çdo gjë.

Dmth, ka pasur jetën e njerëzve në dorë, natyrisht që çdo dokument që e ka krijuar sigurimi e ka bërë këtë me një qëllim. Sigurisht për qëllime përpunimi.  Edhe kjo e Martin Camajt ka një qëllim që ta manipulojë që ta drejtojë. Kështu që duhet parë me shumë kujdes”, ka thënë Sula,  duke shtuar se dhe për Ernest Koliqin është kërkuar të shqyrtohen faktet dhe ende nuk dihet gjë, pasi dosjet jane ende te padeklasifikuara.

Sula shprehet se Sigurimi i Shtetit është përpjekur t’i përbalti figurat si Camaj, po ashtu edhe figura të tjera të rëndësishme,  ndaj çdo dokument i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, sipas saj, duhet parë me shumë rezervë.

Për të evituar faktin  që një dokument i Sigurimit të Shtetit e redukton një subjekt në formën që i shkon për shtat më herët ne kemi bërë një studim mbi “10 figurat e para të shkencës”,  që vijnë nga Instituti i Shkencës, i cili për anologji është  krijuar Ernest Koliqi kur ishte ministër i Kulturës. Në këtë studim bëhet fjalë për shumë figura me rëndësi si Arshi Pipa, Sabiha Kasimati Kol Kamsi, Alkes Buda, etj..

Të njëjtën gjë bëmë edhe për Sabiha Kasimatin. U mor me studimin e figurës së saj një historian i kohës dhe  një historian i fushës së shkencës.  Për inxhinierin polak, Stanislav Zuber që është vetrarë apo vrarë në hetuesi,  dosja është studiuar nga  ne edhe nga  inxhinieri i naftës që është në gjendje të gjykojë në kontekstin profesional dhe historian i kohës që është në gjendje të gjykojë komunizmin, kështu e njëjta gjë edhe për inxhinierët e naftës.”, përfundoi Sula

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura