Debati për Camajn/ Autoriteti i Dosjeve nis hetimin administrativ, Sula: Grupi i punës do të verifikojë…

Jul 10, 2020 | 16:44
SHPËRNDAJE

Autoriteti i Dosjeve ka nisur hetimin admisitrativ sa i përket dosjes së Martin Camajt, që është kthyer në debatin e ditës, nëse ai figuron apo ajo ne dosjen e krijuar për të nga ish-Sigurimi i Shtetit,  si  bashkëpunëtor i tij.

Kryetarja e Autoritetit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit,  Gentiana Sula, shkruan me një shënim në facebook se  grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikoje zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

auto_12camaj1552375839-728x430

Postimi i plotë:

Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikoje zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij. Nderkohe AIDSSh do te vazhdoje te zbatoje me rigorozitet ligjin, duke garantuar qasjen ne dokumentat e Sigurimit, edhe per figurat historike.

Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura