Debati për Butrintin/ Berisha akuza Ramës: Si në të gjitha aferat edhe pas kësaj fshihet “Il Padrino”

May 23, 2022 | 18:26
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha atakoi nga foltorja e parlamentit marrëveshjen  për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Në fjalën e tij Berisha iu drejtua kryeministrit si “Il Padrino”, personin që fshihet pas kësaj afere.


“Për sa u përket aferave të tjera unë mund tu them kaq, ai po bëhet i tëri nga njerëzit e tij më të afërt. Carapuli dhe Mata famoz për lidhjet me Edi Ramën. Zonja ministre ka marrë përsipër të qëndrojë dy vjet në emër të marrëveshjes. Të gjitha fijet të çojnë tek Il Padrino, tek ty si të gjitha aferat e tjera në këtë vend. Ndaj mos u fshi mbas fondit se je vetëm ti”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura