Gjekmarkaj: Akuzat për Metën, “levë Arkimedi” për të goditur kundërshtarin. Propozimet opozitare, jo për të bërë lojën e Ramës

Jul 30, 2022 | 13:12
SHPËRNDAJE

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Gjekmarkaj

Nëse ke një gjë me të cilen është luajtur pisët në vendin tonë janë dosjet e sigurimit të shtetit. Ato rikthehen me stinë sa herë e kerkon diskursi politik. Ato do duheshin hapur që në vitin 1992, të gjitha pa perjashtim. PD e asaj kohe kishte një super mazhorancë.

Në driten e diellit duhej të dilte e keqja e 45 viteve pertej faktit kush paguan çmim më të lartë a më të ulet. Po kaq duhej ligj për punetoret e sigurimit të shtetit, gjithë hierarkinë e tij, hetues, prokurorë e gjyqtarë të komunizmit. Po keto nuk ndodhen! Arsyet kuptohen. Perdorimi i tyre ishte qellimi. PS ka qënë më e ftohtë ndaj ketij fenomeni duke i konsideruar kontigjentin jo të vogel elektorat e mbeshtetes politikë. Të gjitha shanse të humbura.

E shkuara nuk bëhet më me ndoshta e sikur. Dosjet duhen hapur, të gjitha, më mirë vonë se kurrë. Politika, administrata, diplomacia, policia, ushtria, drejtesia duhen pastruar nga bashkëpunetoret dhe punetoret, nga hierarket e makines shtypese të regjimit. Ja ku jemi sot pas 32 vitesh dhe tema rikthehet por jo nga pozita etike. Thjesht nga pozita politike. Prej ditesh flitet për një dosje të I M .

Qeveria perpiqet ta lidhe atë me emrin e ish Presidentit Ilir Meta fakt të cilin ai e ka kundershtuar në menyrë energjike. Unë se di të verteten dhe nuk marr persiper të bëhem zedhenes i saj por mosbesim kam të drejtë të kem duke gjykuar kontekstin politik kur argumenti u shfaq dhe u bë monopol i debatit publik. Ilir Meta sapo la presidencen dhe rithemeloi partinë e tij LSI në “Parti të Lirisë” duke shfaqur ambicje të madhe opozitare u perball me ketë ngjarje.

Duke e konsideruar momentin “leve arkimedi” për të goditur kundershtarin krejt makineria e mazhorances shperrtheu në inisiativa permes Taulant Balles e Klotilda Bushkes duke kompleksuar pjesën e deputetve që nuk i janë bashkuar “Foltores”. Ata me propozimet e tyre po duken në të njëjten gjatesi vale me Qeverinë e cila ka ngut të shprehe kenaqesi per propozimet tona. Momenti , inisiativat dhe menyra e sjelljes, e pamiratuar nga grupi për këtë çeshtje po e shfaq atë(grupin) me pa të drejtë si orkester të qeverisë në karadyzenin e dites.

Deklaratat perqafojnë njëra -tjetren pavaresisht nga cili kamp nisen. Ndjeshmeria e kesaj teme e vë në veshteresi një grupim të djathtë në shah-matin e perditshem por duhet gjetur forca per ti ikur perdorimit i cili ka per qellim diversionin mbi opoziten. Sa per dosjet ato duhen hapur të gjitha pa perjashtim. Kjo është njera ana , tjetra makina shtypese e diktatures punetoret e saj duhen lustruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura