Debati për Akademinë e Studimeve Albanologjike/ Gjinushi: S’është shkrirje, por bashkim institucionesh! Fuga: Futja në një çati të gabuar, absurditet

May 29, 2023 | 16:33
SHPËRNDAJE

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi thotë se Shqipërisë i duhet një pol i fortë për shkencën, pasi është një prej kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për anëtarësimin në BE.

fuga gjinushi

I ftuar në News24, Gjinushi nuk pranoi se bëhet fjalë për shkrirje të Akademisë së Studimeve Albanologjike, por bashkim të saj me Akademinë e Shkencave.

Sipas tij kjo nënkupton heqjen e kompetencave nga ministria e Arsimit dhe bashkimin e saj me Akademinë e Shkencave.

“Është shumë e qartë që është një bashkim, jo shkrirje. Me një VKM të ngjashme kanë ndodhur ndryshime të tilla, në 2007, që rezultoi një eksperiment i dështuar, ku u shkrin institutet dhe u ngritën më vete. Për pasojë ka dhe një debat publik për statusin e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Duhet kuptuar se nuk bëhet fjalë për qëndrim ndaj një institucioni, por politikën që duhet ë ndjekim për strukturimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, pasi mungon. Mbulohen disa fusha. Nuk kemi institute të kohësh psh. Ky është qëllimi i parë dhe arsyeja se pse Akademia e Shkencave ka ndërmarr këtë hap në bashkëpunim me ministren e Arsimit.

Një nga komponentët e kërkimit shkencor janë shkollat e larta. Arsimi dhe shkolla duhet të ecin bashkë, është i vetmi mjet. Kjo është kërkesë dhe vizioni i Akademisë. Ka pasur disa ide, ku Akademia të ngelej bord, pa vendimmarrje, thjesht promovues. Ka 2 vite para votimi të ligjit dhe dy vite tani që është bërë debati. E gjithë kjo ka qenë që Akademia të ketë dhe rol aktiv siç janë shumica e akademive në vend si yni. Akademia e Vjenës ka pranë vetes disa institute kryesore. Kjo pasi luan rol në formimin dhe promovimin e shkencëtarëve apo profesorëve që janë pjesë e saj.

Ligji nuk përcakton se sa institute duhet të ketë, por e lë në vlerësimin e komunitetit shkencor se sa duhet të jenë. Pjesa më aktive e Akademisë do të jenë pjesë e këtij institucioni ku do të ketë 4 institute. Në ligjin e Arsimit të lartë instituti është njësi, s’ka reduktim për këtë gjë, por gjithëpërfshirje. Njësia më bazë është instituti kërkimor dhe do të quhen siç janë. Do të kenë të njëjtën organizim. Siç kanë punuar do të punojnë. I vetmi ndryshim është se nuk janë më nën Ministrinë e Arsimit, por nën Akademinë e Shkencave. Njerëzit nuk janë të papunës. Deri në 31 dhjetor do të quhen me këtë status dhe në 1 do të rikonfirmohen po me atë strukturë, me atë personel, madje dhe do e ristrukturojmë.”, tha kreu i Akademisë së Shkencave.

Në lidhje me keto deklarata reagoi edhe akademiku Artan Fuga, i cili e cilësoi “futjen e Albanologjisë në një çati të gabuar” si absurditet, ndërsa shtoi se ka qenë dhe do jetë vetëm një anëtar kundër.

“Skender Gjinushit, ne nje dalje sot ne tv News 24, me rastin e etjes per gelltitjen e albanologjise duke prishur Institutet qe merren me identitetin tone shqiptar, nuk paska ndejt dot pa thene se kunder ketij projekti eshte vetem nje njeri qe ka qene, eshte dhe do te jete kunder! Po, drejt, ai njeriu eshte absolutisht kunder dhe neser do te tregoje gjithe absurditetin e ketij akti sepse futja e albanologjise ne nje cati te gabuar
Ka qene,
Eshte,
Do te jete
Nje absurditet.
Deri sot ishte nje kunder, por mos harroj i lutem qe qysh pardje jane 100 profesore te tjere te albanologjise qe e quajne si ai i pari kete akt te demshem, absurd”, tha Fuga ne reagimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura